• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vendi ‘pushtohet’ nga i ftohti

-Instant, Lajme, Të fundit



Sipas Meteoalb: Vijon ndikimi i të ftohtit polar në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët por shume të ftohtë, ku verilindja e Shqipërisë mbetet gjatë gjithë 24 orëshit me ngrica. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat përgjatë kufirit lindor por pa sjellë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –8°C deri në 10°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *