• |
ide | kryesore

Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 55-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar, për shgpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas “bluve” të kryeqytetit është prangosur Bujar Tafa, 55 vjeç, banues në fshatin Bërxullë.

Ky i fundit është lokalizuar nga policia në rrugën rrugën “Jordan Misja”, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Disponimi 2″, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Sekuestrohen 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një automjet dhe një aparat celular.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ”Disponimi 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. T., 55 vjeç, banues në Bërxullë.

Në rrugën “Jordan Misja”, shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B. T., 55 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike””, njofton policia.



1 Comment

  1. Cudia do ishte sikur te kapej ndonje ikone kishe Ortodokse!!!
    Por ato i ka shiture ramkurvi me kohe ne evrope!!!
    Tani kakaine e drogera te tjera hane lenda e pare e narkoshtetit
    Per haremin evnuket hajdute e ktiminele laro te te gjitha ngjyrave….
    Pa droge nuk jetohet aty….
    bandat dhe banditet duhet te drogohen qe te jene te efektshem!
    Njesoje si ramkurvi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *