• |
ide | kryesore

Video/ Bilbao përmbys Atleticon në katër minuta: tani në finalen e Superkupës me Real

-Instant, F1, Sport, Video



Finalja e Superkupës së Spanjës 2022, e planifikuar për të dielën, do të jetë mes Athletic Bilbaos dhe Real Madrid. Baskët, kampionët në fuqi të kompeticionit, mund të ndjekin përsëritjen e sukesit falë fitores me përmbysje 2-1 në gjysmëfinalen e dytë kundër Atletico Madrid. Vetëm pak sekondai duhen Joao Felix të shënojë për Atletico Madrid, por playmakeri është në pozicion jashtë loje dhe arbitri e anulloi. Reagimi i Bilbaos është në këmbët e Inaki Williams, por Oblak u treguar i kujdesshëm. Fillimi i lojës ishte i vrullshëm, por më pas ritmi u ul dhe dy skuadrat filluan të favorizojnë zotërimin e topit, duke luftuar për t’u bërë të rrezikshme.

Duhet pritur pjesa e dytë për të rijetuar një emocion, ai që korrespondon me avantazhin e Atleticos në minutën e 62 falë autogolit fatkeq të Unai Simon. U desh një episod për të zhbllokuar ndeshjen, e cila në këtë moment u rikthye flakë: dy minuta pas avantazhit të Colchoneros, Oblak i shpëtoi sërish kësaj radhe ndaj Inigo Martinez. Athletic u shty përpara, skuadra e Simeones mendoi vetëm për mbrojtjen dhe, më pas, në minutën e 77 erdhi barazimi i merituar bask me Alvarez. Një goditje shumë e rëndë për Atleticon që ndjeu pasojat psikologjike dhe pësoi një kolaps. Kaluan vetëm katër minuta dhe në të 81 Bilbao përfundoi përmbysjen me Williams. Në shtesë, kartoni i kuq për Gimenez e la Atleticon me 10 duke i dhënë fund lojës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *