• |
ide | kryesore

Vlahovic peng i menaxherëve, klubet që e duan tremben nga komisionet: duan 18 milionë euro për firmën

-Instant, Sport



Dusan Vlahovic rrezikon të mbetet peng i menaxherëve të tij dhe dëshira për tu larguar nga Fiorentina për një klub prestigjoz të kthehet në një ëndërr në sirtar. E për më tepër, serbi ka thyer mardhëniet me Violat duke mos rinovuar kontratën dhe me deklarimin se kërkon të ndryshojë ambjent me cdo kusht. Faji për këtë situatë, sipas Daily Mail, është i komisioneve që kërkojnë që menaxherët e tij për firmën me lojtarin. Kështu, klubet e mëdha të interesuar për sulmuesin e Fiorentinës, që shkon në skadencë në verën e vitit 2023, (Tottenham, Arsenal dhe Atletico Madrid) frenohen nga 18 milionë eurot e kërkuara nga stafi i serbit.

Ndërkohë, në një intervistë për ‘Financial Times’, pronari viola Rocco Commisso rikthehet të thumbojë sulmuesin e tij, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës. “Vlahovic u rrit këtu. Dhe ai duhet të jetë mirënjohës, çfarëdo që të ndodhë, për klubin që e çoi atë atje ku është tani”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *