• |
ide | kryesore

Alizoti: Ka një rrugë si mund të zgjidhet kriza në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
tomorr-alizoti-1_1504958028-6078778.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, i cili është shprehur si kundër Lulzim Bashës dhe Sali Berishës thotë se ka një rrugë që sipas tij mund të zgjidhë krizën në PD.


I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Alizoti tha se kriza në PD mund të zgjidhet me ngritjen e një komisioni i cili do të drejtojë partinë dhe që të mos ketë një kryetar.


“Propozimi im është që zgjidhja e PD është një komision, jo më kryetar. Kultura jonë si shoqëri, plus dhe trashëgimia staliniste, unë jam partia, unë jam lideri. Kjo është kriza në PD dhe në PS, që unë jam partia, partia është lideri.

Unë mendoj se kryetarokracinë e shpëton një komision ose një pleqëri të urtësh. Duhet një grup me disa persona, ata që duan Bashën, ata që duan Berishën dhe ata që nuk duan asnjërin. Pse nuk zgjidhen kriza në PD? Sepse nuk është institucionale.

Edhe në PS në të ardhmen, kur të bjerë Rama do të fillojë një luftë të madhe. Shqipëria vuan nga liderët, jo nga shoqëria”, – tha Alizoti.

I pyetur nëse mund të ketë zgjidhje të tjera përveç kësaj, deputeti i PD tha se kjo është zgjidhja më e mirë dhe se me këtë PD-së i kthehen institucionet.

15 Comments

  1. Mendoj se eshte ide e mire. Mjaft me lider te perjetshem qe nuk leshojne karriget as kur jane humbes seriale.

  2. Politika nik ka nevoje per tipa as mish as peshk si ky tipi. Ne asnje vend te botes nuk fuksionon sic thote ky qe eshte as fustan as pantallona. Shko qartesohu me veten o bir pastaj jep mend per muhabete pleqnije. Apo mos ndoshta je ti negociatori i sales, te ka lene per plan rezerv..
    Gjyhna te digjesh qe ne fillim, akoma se ke nis rrugen e politikes

  3. Po a ka nje Komision rithemelimi apo dhe ti ne gjume si Luldhimi. Ku e ke pare kete model qe nje Parti drejtohet me Komision?

  4. Kjo zgjidhje nuk eshte menduar !!!! kjo eshte mendje gjeniale !!! Me keqarrdhje ky qenka koti ose me mire mbeshtetesi me i math i plakut Mere TURP

    1. Ko duhet te jet e perkohshme qe mos te coptohet pd dihet qe basha ka nga 2 der 5 % po me kete qeveri edhe 0.2% jan shum mua me duket nje
      zgjedhje jo e mire po kalimtare

  5. Ko duhet te jet e perkohshme qe mos te coptohet pd dihet qe basha ka nga 2 der 5 % po me kete qeveri edhe 0.2% jan shum mua me duket nje
    zgjedhje jo e mire po kalimtare

    1. Do të duhej të mjaftonte vetëm një rast i vetëm, si ai i zhdukjes së Remzi Hoxhës, që Sali Berisha të zinte vend në mesin e njerëzve më mizorë të politikës. Do të duhej që vetëm ky rast të mjaftonte, që ai të jepte përgjegjësi, morale e politike, së pari para familjes Hoxha, e më pas para gjithë Shqipërisë. Por, jo. Berisha nuk e bëri këtë asnjëherë, përkundrazi, u përpoq të shfajësohej e t’ua mvesh përgjegjësinë të tjerëve, ndërkohë që vetë ishte në krye të shtetit, me gjithë aparatin e dhunës në duar.

  6. Ndarja e pd-se eshte me e mira per shqiperine, Ramadani si me pd e bashkume si te ndare i ka ne xhep edhe na 2 mandate te tjera, por te pakten do kemi te fituar nje parti jo berishiste, edhe ska nevoj te shpjegosh cfare perfshin berishizmi, se besoj eshte e kuptushme.

  7. Deklarata e Alizotit,eshte mese e pershtateshme,per emisionin Zone (koti) e lire,e dy filoloqeve Cani dhe Currrrrli,ku njeri i bie gozhdes,e tjetri,patkoit!Emision koti,Zone koti,moderatore qe nuk moderojne ,por sharlatojne,njeri kastravec,e tjetri mendjemadh e kapadai,ku ftohen e shkojne,zakonisht,njerez koti…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu