• |
ide | kryesore

Dëshmitë në prokurori/ Momentet e protestës ku Berisha dhe Basha implikojnë njëri-tjetrin

Arkiva, Kryesore, Lajme

Në dalje të prokurorisë së Tiranës, edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha i veshën njëri-tjetrit përgjegjësinë për dhunën në protestën e 8 Janarit. Mbështetësit e të dyve u përballën me hunj, shufra hekuri, bombula të fikjes së zjarrit, gura, grushta dhe shqelma në tentativën për të marrë selinë e PD-së.


Televizionet mund të kenë dhjetëra orë filmime nga paraditja e së shtunës së kaluar, por si Berisha, ashtu dhe Basha kanë disa momente kyçe të protestës, që sipas tyre implikojnë kundërshtarin.


Akuzat e Berishës për Bashën

Nga ajo çfarë Berisha u tha gazetarëve, kuptohet se ai synon ta përfshijë Bashën në organizimin e grupit të njerëzve që dhunuan demokratët nga brenda selisë.

“Shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 Janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrësish, fondamentalistësh” u shpreh Berisha.

Lideri historik i demokratëve veçoi pikërisht momentin e përplasjes në ballkonin e katit të dytë, kur protestuesit u dhunuan nga një grup njerëzish që mbanin në duar spraj si ato që përdor policia dhe shkopa bejzbolli. Berisha përmendi si provë edhe fotografinë e shpërndarë në media para protestës, ku dukeshin një grup personash në ambjentet e selisë së PD-së.

“Së pari u hodh tymi, pastaj u hodh pluhuri tokstik, u hodh bomba shurdhuese dhe pamja më simbol e dy botëve është një i ri idealist me flamurin e PD, për ta vendosur në ballkon dhe një grup primitiv njerëzish që sulmoi me gur dhe i çajnë kokën një të riu idealist me flamur. Prova të padiskutueshme që aty ka pasur njerëz të armatosur, dëshmi të njerëzve që i kanë parë, fotografia që ka dalë pasditen para protestës”.

Akuza e Bashës për Berishën

Në dalje të prokurorisë, Lulzim Basha u përqëndrua tek mesazhi politik, megjithatë ai u foli gazetarëve për mercenarë dhe një grup kriminelësh që shoqëronin Sali Berishën.

“Nuk ishte asgjë më pak se një organizim i vetëdijshëm, i planifikuar i një tentative vrasje për interesa të ngushta personale me autor një grup të strukturuar kriminal, ku nuk janë demokratët, as interesat e demokratëve, por janë interesat e një personi dhe të mercenarëve dhe të një grushti personash me rekorde kriminale” tha Basha.

Ajo që u vu re në fjalët e Bashës ishte se ai kërkoi me ngulm ndarjen e roleve për të akuzuarit, duke e vënë theksin tek organizatorët, orkestruesit dhe urdhëruesit e dhunës. Nënteksti kuptohet se ishte për Berishën.

“Para drejtësië të gjithë nga Sali Berisha tek i fundit, por duke bërë një diferencim të qartë midis organiztorëve, orkestruesve, urdhëruesve të dhunë që për fat të keq i pa e gjithë bota dhe mes atyre demokratëve që u ndodhën aty dhe e kanë kuptuar që u përdorën për mish për top” u shpreh Basha.

Mbështetësit e Bashës kanë shpërndarë shpesh në rrjetet sociale një video ku Berisha duket që bën me shenja drejt protestuesve. Sipas tyre ajo provon se ishte ai që e nxiti dhunën.

Berisha ka shpjeguar se nëpërmjet shenjave, u kërkoi protestuesve të mos qëndronin në rrugë, por të afroheshin dhe të futeshin në oborrin e PD-së.

Qasja e ndryshme ndaj prokurorëve

Në dalje të prokurorisë, ra në sy diferencat mes Berishës dhe Bashës për prokurorët. Berisha hodhi një kunjë drejt prokurorit, që sipas tij rrudhej në fytyrë, kur bëheshin akuza ndaj Edi Ramës. Kur gazetarët e pyetën nëse kishte shpresë që prokuroria do të bënte drejtësi, Berisha foli troç.
“Ku të arrestojnë këta? Këta janë në kontroll të plotë. Këta edhe mund të duan të bëjnë detyrën, por ti e ke parasysh, krimi është omnipresent dhe omnipotent këtu” tha lideri i demokratëve.

Basha ishte më i rezervuar. Kur gazetarët i përmendën akuzat që kishte bërë ndaj drejtueses së prokurorisë Elizabeta Imerajt, si simbol i korrupsionit, ai e shmangu këtë temë, duke thënë se u mor në pyetje nga prokurori Elio Mazreku.

Pastaj, la të kuptohet se kishte besim se prokurorët do të bënin drejtësi për atë që ndodhi në 8 Janar, duke thënë: “I kam kërkuar organeve të bëjnë hetim të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj ngjarjeje sepse për fat të keq nuk ishte asgjë më pak se një organizim i vetëdijshëm, i planifikuar i një tentative vrasje”./Lapsi.al

6 Comments

  1. JAM SALI BERISHA UNË O BUDALLENJ!

    Sali Berisha ma thonë emrin,
    malësor njëzet e pesë karat,
    unë e rrëzova komunizmin,
    për militantët e PD jam si At.

    Unë privatizova pronat shtetërore,
    plot letra “me vlerë” shpërndava,
    ndërrova sistemin në kapitalist,
    atëherë s’ishte askushi Lul brava.

    Lejova piramidat për t’ju pasuruar,
    por falimentuan ato të shkreta,
    paratë sigurisht nuk i vodha unë,
    doja t’ua ktheja por askund s’i gjeta!

    Jeni të varfër e ndoshta pashpresë,
    jeni të papunë, por jetoni me nder,
    ju shita ëndrrën universitare private,
    se një ditë arsimi do ketë një vlerë.

    Unë ua shtrova rrugët ku udhëtoni,
    kudo fshatrat janë me asfalt,
    rrugën e kombit e vodhi Lul brava,
    por ju veç për mua hidhni baltë!

    S’ka problem ua kam bërë hallall,
    mund të më shani sa të doni,
    se unë s’jam si Krishti as si Enveri,
    por siç thoshte Duçja,mos më harroni.

    E tha dhe “gjigandi” Ylli Manjani,
    në ADN e PD-së janë gjenet e mia,
    kur themi partia domethënë Saliu,
    e kur themi Saliu domethënë partia.

    Tani na u zgjua dhe Lul Brava,
    i marrë peng “vret ai “babanë”,
    më përjashtoi fare nga partia,
    marrëzi që lebetiti gjithë dynjanë!

    Si mund ta eliminojë ai Atin,
    me urdhër rilindas dhe amerikan,
    është pasuruar bashkë me kunatin,
    ky Lulash tradhëtari sharlatan.

    Në 8 janar zhdëpi në dru demokratët,
    përdori gaz lotsjellës e fikse zjarri,
    blindoi selinë si një burg kriminelësh,
    njoftoi policinë Lul-Juda i marri!

    Amerika më nxorri vërtet NonGrata,
    do që PD-në ta shkatërrojë e ta përçajë,
    të heqë pluralizmin të mbretërojë rilindja,
    që paratë Rama me Lul pengun t’i ndajë!

    Ne s’mund ta lejojmë këtë fatkeqësi,
    këtë dramë për të ardhmen tonë,
    atëherë le të ngrihemi në protesta,
    fuqishëm, sa pa qenë shumë vonë.

    Le t’i tregojmë botës mbarë,
    që jemi të vetmit konservatorë,
    bëjmë vetëm protesta paqësore,
    me gurë betoni dhe varre në dorë.

    Unë kam ngritur median Zeni TV,
    aty është dhe i madhi Çim Peka,
    trim e profesionist me mjekër,
    gazetar më servil se ai nuk gjeta!

    Kështu demokratët e kanë një dritare,
    ku dëgjojnë të lirë të vërtetën time,
    unë konsultohem dhe me Arminën,
    e prej saj shpesh marr ca mendime!

    Asnjë gjykatë nuk më ka dënuar,
    në histori jam ndër liderët e mëdhenj,
    i pa korruptuar me fëmijët e pasur,
    jam Sali Berisha unë, o budallenj!

  2. Do të duhej të mjaftonte vetëm një rast i vetëm, si ai i zhdukjes së Remzi Hoxhës, që Sali Berisha të zinte vend në mesin e njerëzve më mizorë të politikës. Do të duhej që vetëm ky rast të mjaftonte, që ai të jepte përgjegjësi, morale e politike, së pari para familjes Hoxha, e më pas para gjithë Shqipërisë. Por, jo. Berisha nuk e bëri këtë asnjëherë, përkundrazi, u përpoq të shfajësohej e t’ua mvesh përgjegjësinë të tjerëve, ndërkohë që vetë ishte në krye të shtetit, me gjithë aparatin e dhunës në duar.

    1. O shoku ke te fala nga izet haxhia se e keni harru fare, deri dje fluturonit ne turqi per ti marre nje interviste, kurse sot qe e keni dy hapa larg i keni var teneqen sic thote rama, pastaj me te gjithe ato vrasje qe ka bo berisha, bashen e ha per mengjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu