• |
ide | kryesore

Këlliçi: E vërteta e SMS-ve të Metës në protestën e 8 janarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi rrëfeu për bisedën e tij mëngjesin e protestës së 8 janarit me presidentin Ilir Meta. Në emisionin “Radari informativ”, Këlliçi tha se Meta e ka kontaktuar në mëngjesin e së shtunës së kaluar. Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje pasi ndodhej në mbledhje, Këlliçi tregon se i ka kthyer përgjigje me mesazh presidentit Meta. Ish-kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike përmendi në emision se kreu i shtetit kishte shqetësim në lidhje me makinat e parkuara në selinë blu.


“Një komunikim që është bërë publik edhe për media. Kam pasur një telefonatë nga presidenti mëngjesin e 8 janarit që nuk kam pasur mundësi t’i përgjigjem. Unë komunikoj çdo ditë në çdo orë të ditës të natës me demokratë të thjeshtë apo jo. Çdokujt i kthej përgjigje dhe jo më presidentit. I kam çuar një mesazh mbrapsht kur kam parë thirrjen që president kam qenë në takim. Ai kishte pasur një shqetësim në lidhje me makinat e parkuara”, u shpreh Këlliçi.


Kreu i shtetit Ilir Meta tregoi sot nga Presidenca bisedën në Whatsapp me Belind Këlliçin. Ai i kërkoi deputetit demokrat që të mos prekeshin automjetet në godinën e PD, pasi ishin vendosur për të provokuar protestuesit e 8 janarit./ABC

6 Comments

  1. Pse pikerishte I cohet sms ketij nga nje hale si likja?! Apo se eshte dhender ne Ps, vellai i te punesuarit te Beles se PS, dhe do rithemelojne PD keta pacavure jevgjites, ha sa te mundesh nga te gjitha anet. Keta nuk kane asnje fije dinjiteti, morali. Keta jane thjesht kufoma

  2. Do të duhej të mjaftonte vetëm një rast i vetëm, si ai i zhdukjes së Remzi Hoxhës, që Sali Berisha të zinte vend në mesin e njerëzve më mizorë të politikës. Do të duhej që vetëm ky rast të mjaftonte, që ai të jepte përgjegjësi, morale e politike, së pari para familjes Hoxha, e më pas para gjithë Shqipërisë. Por, jo. Berisha nuk e bëri këtë asnjëherë, përkundrazi, u përpoq të shfajësohej e t’ua mvesh përgjegjësinë të tjerëve, ndërkohë që vetë ishte në krye të shtetit, me gjithë aparatin e dhunës në duar.

  3. Kam pyetje per kete Kellicin, 1- Eshte e vertete qe eshte dhendri i Shkrelit (njeriut shume te afert te Rames) dhe Vellai eshte keshilltar i Ballukut? 2- e ndjen veten qe mund te sjelle ndryshim apo thjeshte do te shkoje ne pushtet e te qeverise per vete dhe per vellai dhe gruan(te lidhur fort me PS)?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu