• |
ide | kryesore

Kukës/ Përdorte lokalin si pikë shitjeje të drogës dhe lojërave të fatit, arrestohet 34-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kukësit ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim më herët pasi akuzohet se ka përshtatur lokalin e tij për përdorim droge dhe lojëra fati. Në vijim të operacionit policor të koduar “Vila”, u arrestua 1 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër.

Gjykata e Shkallës së Parë Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokalit për lojëra të palejuara”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *