• |
ide | kryesore

Shifra të frikshme në Shqipëri, 2179 raste të reja me Covid, 7 jetë të humbura (Harta)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 7626 testime, nga ku kanë rezultuar të prekur me koronavirus 2179 qytetarë të infektuar.

7 qytetarë kanë ndërruar jetë dhe 824 janë shëruar.

Situata

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7626 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2179 qytetarë, në këto bashki:

1120 në Tiranë, 118 në Durrës, 93 në Shkodër, 89 në Elbasan, 65 në Gjirokastër, 60 në Vlorë, 59 në Fier, 44 në Lushnje, 40 në Berat, 38 në Sarandë, 36 në Kamëz, 35 në Kurbin, nga 24 qytetarë në Krujë, Mat, 23 në Korçë, 19 në Tepelenë, nga 18 qytetarë në Pogradec, Vorë, nga 17 qytetarë në Lezhë, Devoll, 16 në Gramsh, nga 14 qytetarë në Kavajë, Skrapar, 13 në Mallakastër, 12 në Dibër, 10 në Librazhd, nga 9 qytetarë në Kuçovë, Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Mirditë, Divjakë, Cerrik, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Belsh, Himarë, Shijak, nga 6 qytetarë në Kukës, Patos, Selenicë, Përmet, nga 5 qytetarë në Peqin, Tropojë, Pukë, Vau i Dejës, nga 4 qytetarë në Has, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Roskovec, Finiq, Maliq, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Klos.

Janë 19,131 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare 43 vjeçe nga Lushnja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 50-71 vjeç, një qytetar nga Saranda 74 vjeç, një qytetar nga Mallakastër 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 82 vjeçe.

Janë shëruar 824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 206,384 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2179
Të shëruar në 24 orë 824
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 7626

Testime totale 1,564,562
Raste pozitive 228,777
Raste të shëruara 206,384
Raste Aktive 19,131
Humbje jete 3,262

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 9495
Durrës 1537
Fier 1436
Elbasan 1385
Vlorë 1125
Shkodër 1137
Gjirokastër 833
Berat 618
Lezhë 593
Korçë 551
Dibër 252
Kukës 169



6 Comments

  1. Ishte nje nga keta ne emigracion dhe komentonte sikur te ishte profesor.. kur te kete mundesi te beje nje telefon tek”miqte” ne itali te na jape informacion me te sakte..I thoni te na beje dhe nje % dhe ti hedhe nje sy moshes.. Ngushellime per viktima!

  2. Do ishte mire te na thonte dhe sa nga te vdekurit kane qene te vaksinuar dhe sa jo, sa kane pasur semundje te tjera potencialisht vdekjeprurse, gjithsi cdo dite ne Shqiperi vdesin mesatarisht 60 persona. Pra vdekje me Corona jo prej Corones jane me pak se 10%.
    Para 5 muajsh dabai i shokut tim i cili ka kaluar dy here parainfakt dhe ka 3 unaza ne zemer, shkoi ne spital se kishte shqetesime serioze me zemren, nuk e futen brenda fare po i bene tamponin dhe i thane je pozitiv duhet te cojme te spitali Covid. Ai nuk kishte asnje shqetesim nga Covid, vetem probleme me zemren nga e cila vunte prej 20 vitesh. Si perfundim paguan nje qerre leke dhe e cuna ne privat ku u shtrua per 1 dite dhe u kurua vetem per problemet ne zemer tani eshte si kokrra me molles. Po te kishte shku te “Shefqet Ndroqi” kam frike se nuk do ishte me mes nesh.
    Nga te thenat e fundit ne Amerike si pasoje e masave te mara per Coronen, eshte rritur me 40% numri i vdekjeve, (te pa infektuar me Corona) ne grupmoshat 18-49 vjec (Nationwide Surge In Deaths Among People Aged 18-49).
    Kjo ka ardhur si pasoje e Depresionit, i cili con ne vetvrasje ose ne mbidoza, nga mungesa e kurave mjekesore sepse spitalet i jane perkushtuar vetem covidit duke harruar semundjet e tjera, nje pjese e vogel mbase jane pasoje dhe e efekteve anesore te vaksinave.

    1. Po zvarritesh neper xhoma, ketu po vdesin njerez direkt dhe indirekt nga Covis, ti po shkru romane e po na thu kush ka apo nuk ka te drejte te vdese.. Ne vend te pranosh evidencen po ja fut kot ne %. Mbase nuk di se me ke dhe per cfare po flet..

      1. Po flas me nje rrot kari, me nje deshtak me nje spordhjaks qe nuk ka arrit asgje ne jete, dhe nga xhelozia shan bashkatdhetaret tane te cilet varferia i ka detyruar te marrin rruget e kurbetit dhe shpesh here te lajne dhe pjata,…

  3. Ky eshte gripi stinor ku 90% jane te vaksinuar pasi imuniteti u eshte demtuar nga varikarsinat Gates-Sorros. Kete e konfirmoi dhe qeveria Angleze sot

    1. Fatkeqesisht nuk eshte thjesht grip, sepse ka vdekshmeri 3-4 here me te larte se gripi i zakonshem.
      Demtimi qe po i bejne imunitetit Busterat (doza 3,4 … ) eshte dicka e provuar shkencerisht.

      Titulli: SARS-CoV-2 Omicron VOC Transmission in Danish Households
      Date: December 27, 2021

      Abstract
      The Omicron variant of concern (VOC) is a rapidly spreading variant of SARS-CoV-2 that is likely to overtake the previously dominant Delta VOC in many countries by the end of 2021.

      We estimated the transmission dynamics following the spread of Omicron VOC within Danish households during December 2021. We used data from Danish registers to estimate the household secondary attack rate (SAR).

      Among 11,937 households (2,225 with the Omicron VOC), we identified 6,397 secondary infections during a 1-7 day follow-up period. The SAR was 31% and 21% in households with the Omicron and Delta VOC, respectively. We found an increased transmission for unvaccinated individuals, and a reduced transmission for booster-vaccinated individuals, compared to fully vaccinated individuals. Comparing households infected with the Omicron to Delta VOC, we found an 1.17 (95%-CI: 0.99-1.38) times higher SAR for unvaccinated, 2.61 times (95%-CI: 2.34-2.90) higher for fully vaccinated and 3.66 (95%-CI: 2.65-5.05) times higher for booster-vaccinated individuals, demonstrating strong evidence of immune evasiveness of the Omicron VOC.

      Our findings confirm that the rapid spread of the Omicron VOC primarily can be ascribed to the immune evasiveness rather than an inherent increase in the basic transmissibility.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *