• |
ide | kryesore

Shqiptari i pret kokën me thikë shefit, kundërshton burgimin e përjetshëm

-Instant, Lajme, Të fundit



Një kamarier shqiptar i cili i preu kokën shefit të tij me thikë djathi, ka vendosur të apelojë burgimin e përjetshëm. Kamerieri shqiptar i preu kokën shefit në Oxfordshire Golf Club në Thame në gusht të vitit 2010, duke thënë se “Zoti më tha ta bëja këtë!”Gjykatësi Anthony King e dënoi atë me burgim të përjetshëm në 2012-n, me një minimum prej 19 vitesh në qeli. Ai u izolua fillimisht në spitalin psikiatrik të sigurisë së lartë Broadmoor, por më pas u rikthye në Suedi.

Por tani mediet suedeze raportojnë se 44-vjeçarit i është refuzuar leja nga një gjyqtar në Gjykatën e Qarkut Örebro për ta kthyer dënimin e tij të përjetshëm në  një dënim me afat të caktuar. Norrtälje Tidning raportoi se mjekët nga Bordi Kombëtar Suedez i Mjekësisë Ligjore, Rättsmedicinalverket, thanë se Limani vazhdonte të përbënte një rrezik për shoqërinë, pavarësisht se ai me sa duket shprehu pendim për atë krim të tmerrshëm.

Limani mori një thikë nga një dyqan dy kate mbi zonën, ku shefi i tij po pinte duhan dhe më pas i preu kokën.



3 Comments

  1. Vendi me numrin më të lartë në botë te psikopatëve dhe perversëve për frymë popullsie….. Pse është i mallkuar ky vend??!!

    1. Po po të mbushur e ke! Për tipa si ty e kisha fjalen më sipër, hajduti thërret kapeni hajdutin, ëëë…??!!

      P.S. Juve jeni njerëz që keni marrë mbi vete mallkimin e Zotit dhe as nuk bëni përçapje të shpëtoni nga ferri që ju pret të gjithëve. Është për të ardhur keq, por ca gjëra do bëhen patjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *