• |
ide | kryesore

Spartak Braho: E vërteta për vrasjen e Enkelejd Alibeajt dhe takimi me Ramën para protestës!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-këshilltar i kryeministrit Rama dhe deputet në disa legjislatura me PS dhe LSI, Spartak Braho bëri një deklaratë të fortë para protestës së 8 Janarit që shtoi tensionet mes palëve. Sipas tij, jeta e deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj ishte në rrezik të shtunën e kaluar, sepse ai ishte shënjestër e një plani që synonte vrasjen e tij. Menjëherë pas deklaratës nisën spekulimet. Enkelejd Alibeaj u mbrojt nga Garda në 8 Janar, meqënëse është edhe zv.kryetar i Kuvendit.

Por pas protestës, Braho këmbëngul se informacioni për vrasjen e deputetit të PD-së ishte i vërtetë. Në një intervistë për emisionin “Natën e mirë dhe paç fat” për gazetarin Sokol Bregu, Braho tha vetë deputetë pranë Bashës i dhanë informacion Berishës për fortifikimet në selinë e PD.

“Informacioni është informacion. Ka burimet e tija dhe jo në të tëra rastet bëhen publik me hollësira, por unë do të them diçka. Alibeu ka bërë mirë që nuk shkoi atje. Mos të ngrihet si gjel deti tani nga Mallakastra dhe të thotë që ishte shantazh. Se konsideratat e tjera, në daç të PD, ndaç të të tërë deputetëve të PD-së që ishin të ngujuar atje, e panë qartë aty që kishin ardhur për dhunë, terror dhe gjak. Ajo që thashë unë ishte plotësisht e saktë dhe u realizua. A do t’i hapim letrat? Sali Berisha ka njerëz në grupin parlamentar të Lulzim Bashës, të infiltruar. Punojnë me dy karrige. Në heshtje janë të Bashës dhe në heshtje punojnë për Berishën dhe atë ditë është programuar që me çdo kusht duhet të hakmerremi, të krijojmë një alibi dhe ta realizojmë. E gjithë historia politike e Berishës që nga 1991 deri më sot është ajo e vrasjeve pas krahëve. Ai ka patur ndikimin e tij, siç thotë populli “qyqja nuk i çel zogjtë në folenë e saj, por diku tjetër”, edhe ai këtë punë ka bërë. Basha e di shumë mirë që do të kishte të vrarë. Kjo e detyroi ta shihte me seriozitet dhe blindoi dyert. Bëri mirë. Sali Berisha derën e shtëpisë e ka të blinduar. Të tërë ata që bërtasin “pse u blindua?”, dyert e shtëpisë i kanë të blinduara. Kjo është arsyeja që Basha thirri kosovarë dhe gjakovarë për të mbrojtur jetën e tij. Nëse nuk arrestohet Sali Berisha, do ketë viktima. Sali Berisha është sekt vrasës. Ka krijuar sekt vrasës me njerëz të afërt, tropojanë dhe nga zona të veriut që janë kamikazë” u shpreh ai.

Por a u përdor Spartak Braho nga Edi Rama për “t’i hedhur benzinë zjarrit” që po digjet mes demokratëve përmes një spekulimi si ky i vrasjes? Apo deklarata e tij, qe një sinjal për ta paralajmëruar Bashën publikisht, për rrezikun serioz që i kanosej në 8 Janar njerëzve të tij?

Të dyja variantet duhen marrë në konsideratë, duke marrë parasysh se në të njëtin emision në Vizion Plus, Spartak Braho pranoi se ishte takuar me Ramën disa ditë më parë. Mes të tjerave, Braho i kishte kërkuar kryeministrit të distancohej nga Vangjush Dako.

“Unë kam 30 vjet në politikë. I njoh mirë të tërë, me të mira e me të këqia. Di shumë gjëra. Nuk përpiqem të bëj shantazh me këto që di unë. Unë dua që secili të korrigjohet dhe ia them edhe veç e veç, edhe troç. Biles para disa ditësh ia thashë edhe kryeministrit në një takim të rastësishëm. I thashë: Ndahu nga Vangjush Dako! Sindromi Dako është baras sindromi i hajdutit shtetëror, privat. Sindromi i një njeriu që pasi shfrytëzoi të tëra strukturat politike dhe i gllabëroi, i korruptoi, i bleu dhe në llogari të interesave të tija okulte dhe pasurore. Le që s’ka më Parti Socialiste në Durrës të themi të vërtetën, por po na merr në qafë edhe disa shtetarët tanë që vijnë dhe hanë dreka darka në Durrës me të” tha Braho.

Para protestës, Enkelejd Alibeaj tha se nuk i kishte marrë seriozisht paralajmërimet e Spartak Brahos, megjithëse pranoi se mbështetësit e Berishës erdhën për të vrarë në seli.

“Që të ngresh një tezë bazuar tek deklarata e Brahos nuk besoj që e meriton. Nuk ka burrë nënë që mund ta tut, apo ta shantazhojë apo të bëjë negociata me disa parime të vetat. Jo të më shantazhojë mua Edi Rama apo dikush tjetër nuk ka për të ndodhur kurrë dhe për këtë i kam dhënë provat. Me këtë çështje nuk merrem fare. Nuk i kushtova rëndësi deklaratës së bërë Brahos, pati disa shqetësime nga ana e familjes. Nuk ka shoqërues nga Garda. Ditën e shtunë një këshilltar i imi tha të bëjmë një kërkesë, por nuk e kisha problem dhe në mënyrë miqësore erdhi një”, tha Alibeaj.



16 Comments

  1. prej atyre mesohet e verteta dhe jo prej atyre mashtrimneve dhe intrigave te berishes qe nga superkomunist,sherbetor i H.KAPOS

  2. pse nuk e theret prokurotia te jape deshmine po qe e verte te areston ata po qe sajese e ketij te kalbet ne burg per gjith krimet e kryera ne jet

  3. salih Pleh Berisha qe pregaditur te vriste Jo vetem Alibeaj po dhe tre depudete te tjere..po u terhoq se nuk ja mbajti bytha mbas paralajmerimit te YuriKim Maloku eshte frikacak dhe bythec i piset

    1. Gazore ste del bytha nga goja..fut nanji sufllaqe.. hiq policet se e shef se sa frikacak esht berisha..gojore se bythen ta kan shkerdhy

  4. Ik mor mut muti, halé qe duhet te shkosh ne te semes! Nuk ka asnje fakt qe do vritej njeri atje o qelbesire plak, qen rrugesh!

    1. Nuk te mori motrtja moj shtrige helmuese.
      Po nuk u ngope me gjak te rinjsh ne 90-91.
      Kur dhe urdher ti grinte Ushtria e kurvit ne kufi.
      Dhe i terhoqet zvarre kufomat me tela me gjemba.
      Nuk u ngope moj lavire me gjak????
      O te qifte korea veriut mbesat e krejte rrace e farefis.

  5. Kur lexova titullin e artikullit te shkruar nga kaldaisti, thashe se mos e paskan vrare kete ali beun, por nuk qenka e vertete ! Kuptohet pse disa gezetare paguhen me miloiona e disa jo! Pra; ata qe dijne shqip e lehin mire paguhen mire ndersa ata si ky kaldaisti qe nuk dine mire shqip nuk paguhen dhe aq! Tung o kaldaist!!

    1. Llafe pleqesh por alibejin w beri ti shpetonte shurra dhe te kerkonte mbrojtje,bytheci alibej pasi e kuptoi qe Zylyfi talli bythen deklaroj se nuk shantazhohet😂😂,ai u dhje ne brek dhe i ka ikur shurra pik-pik ate dite.
      Kur mbushet PD e Braves me servila ,bytheca,dhe bq amsterdami cfare nuk mund te presesh por me dite gjerat po qartesohen.

  6. O Sparkak (emri i vertete Zylyf Braho) te qifsha robt ty dhe atyre qe te japin hapesire ty te brockullisesh karlliqe. Monster komuniste!

  7. Është e pamundur ta ndash PD-në nga ai që tashmë identifikohet si Sali Ui, aq sa me plot gojën mund të rivlerësojë në kontekstin majakovskian “Kur themi Saliu nënkuptojmë Partia / Kur themi Partia nënkuptojmë Saliu”. PD është krijesë e Sali- Ui- së dhe njëkohësisht interpretuese e ideologjisë berishiane. Asgjë të përbashkët me demokracinë asgjë të përbashkët as me të djathtën qoftë klasike apo moderne. Qysh në themelimin e saj, ajo nuk kishte asnjë element demokratik. Të gjithë e kujtojnë si u krijua ajo e kush u zgjodh në krye të saj e kush e “rrëmbeu” kryesinë e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *