• |
ide | kryesore

“Squid Game” seriali i parë në gjuhë jo angleze, që merr një nominim për “Screen Actors Guild”

-Instant, Paparazzi, Slider

“Squid Game” sapo bëri histori sërish duke u bërë seriali i parë televiziv në një gjuhë jo angleze, i cili ka marrë një nominim për çmimin e “Screen Actors Guild”. Por është gjithashtu seriali i parë korean që merr këtë nominim.


Seriali me historinë e tij të veçantë dhe personazhet që janë kthyer në më të preferuarit e publikut është i përzgjedhur për ansamblin më të mirë të serialeve dramatike, krahas “The Morning Show”, “Succession”, “The Handmaid’s Tale” dhe “Yellowstone”.


Yjet e “Squid Game”, Lee Jung-jae dhe Jung Ho-yeon, gjithashtu u nominuan për aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë në një serial dramatik.

Çmimet SAG, të cilat votohen nga aktorë të tjerë, shihen si pararendësit kryesorë për shfaqjet e mëvonshme të çmimeve.

Seriali korean u nominua dhe fitoi disa çmime edhe në ceremoninë “Golden Globes” disa ditë më parë. Një çmim rrëmbeu dhe aktori O Yeong-su, i njohur si numri 001, si aktori më i mirë në një rol mbështetës.

Pika historike e “Squid Game” vjen tre vjet pasi thrilleri fitues i “Oscar” i Bong Joon-ho, “Parasite”, u bë projekti i parë në gjuhën jo angleze që fitoi një çmim SAG për ansambël filmash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu