• |
ide | kryesore

Sulmet kibernetike ndaj qeverisë Ukrainase, NATO: Do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për hakerimet

-Instant, Arkiva, Planet



Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas sulmeve kibernetike ndaj qeverisë ukrainase.

Ndërsa dënon ashpër këto sulme, ai thotë se NATO dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshje për rritjen e bashkëpunimit.

‘Në ditët në vijim, NATO dhe Ukraina do të nënshkruajnë një marrëveshje për rritjen e bashkëpunimit kibernetik, siç është aksesi i Ukrainës në platformën e shkëmbimit të informacionit të NATO-s. Mbështetja e fortë politike dhe praktike për Ukrainën do të vazhdojë’, ka siguruar Stoltenberg.

Kujtojmë se Uebsajtet e qeverisë ukrainase janë hakeruar në një sulm kibernetik që ndodhi këtë të premte, ku shënjestër ishin edhe disa ambasada të huaja. Ministria e Jashtme dhe ajo e Edukimit ishin mes sajteve të sulmuara ndërsa pre ranë edhe ambasadat në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Suedisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *