• |
ide | kryesore

Tiranë, gjendet i pajetë një person në lokal

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e sotme, një person ka humbur jetën në zonën e Freskut në kryeqytet, teksa ndodhej në një lokal. Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F.M., 70-vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 14.01.2022, te Fresku, në një lokal, ka ndërruar jetë shtetasi F. M., 70 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *