• |
ide | kryesore

Tregtonin naftë e mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, 3 në pranga në Dibër

-Instant, Lajme, Të fundit

Policia në Dibër ka vënë në pranga tre persona që tregtonin naftë dhe mallra kontrabandë duke shmangur detyrimet doganore. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Evazioni” u arrestuan:


A.C., 54 vjeç, banues në Njësia Administrative Kostriot, Bashkia Dibër,, administrator i një subjekti privat, me fushë të veprimtarisë në transport udhëtarësh.


Ilir Mera, 36 vjeç, banues në Njësia Administrative Kastriot, Bashkia Dibër, menaxher i subjektit.

A.L., 32 vjeç, banues në Peshkopi, Bashkia Dibër, me punë shofer në subjektin privat.

Nga hetimet e kryera rezulton se tre personat e vënë në praga kishin instaluar dy serbatorë për naftë në një automjet në përdorim të këtij subjekti dhe në mënyrë të vazhdueshme e sistematike merrnin lëndë djegëse (gazoil), në Dibër të Madhe dhe më pas e depozitonin në një depozitë nafte në afërsi të ambienteve tregtare të subjektit të tyre.

Ky subjekt duke qenë se disponon mjete të transportit të udhëtarëve nëpërmjet kësaj skeme dyshohet se kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit.

Si rezultat i veprimeve hetimore si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e magazinës së këtij subjekti u gjet një depozitë e mbushur me rreth 800 litra lëndë djegëse, e dyshuar se është grumbulluar nga veprimtaria kriminale e kontrabandës së kryer nga personat e mësipërm.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ambienteve të subjektit janë sekuestruar 10 Aparate transmetimi sinjali televiziv(Android Tv), 13 Router interneti, kuti medikamentesh, artikuj të ndryshme kancelarie, pa dokumentacionin shoqërues, si dhe automjeti në të cilin ishin të instaluar dy serbatorë të mbushura me naftë gjithsej 145 litra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu