• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Lezhë-Milot, shënohet një viktimë dhe dy të plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot. Policia njofton se dy automjete janë përplasur në afërsi të një karburanti në këtë aks rrugor. Burime nga policia bëjnë me dije se në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen Brunilda Lleshi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin, Jani Loqi. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin nga mjetet.

IMG_6643

“Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, automjeti me drejtuese shtetasen B.Ll., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J.L., ku si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja Gj.Ll., e cila ndodhej pasagjere në mjetin me drejtuese shtetasen B.Ll”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *