• |
ide | kryesore

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi palët, duke u shndërruar në aktor politik në 25 prill, Ilir Meta ka guxuar sërish të përveshë mëngët. 

Ai po bëhet pjesë e garës së brendshme në PD, duke e pozicionuar Lulzim Bashën përballë misionit të pamundur për tu testuar tek zgjedhësit, në garën për gjashtë bashki të mbetura pa kryetar.

Eshtë e kotë në këtë rast të merremi me alibinë se Meta po sillet apo jo si garant i paanshëm. Kur e kishte në dorë ta bënte këtë, në fillim të dhjetorit, pra pasi gjykata kushtetuese refuzoi të mbante një qëndrim për vlefshmërinë e zgjedhjeve moniste të 30 qershorit, kreu i shtetit e injoroi këtë vendim. Ai pohoi se nuk kishte ndërmend të dekretonte një sfidë të re elektorale në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rogozhinë dhe Mallakastër. “Askush s’më ka kërkuar ta bëj” tha atherë Meta, duke shtuar se ata që e kishin organizuar pa dekretin e tij 30 qershorin, ishin të lirë ta përsërisnin këtë maskaradë edhe për gjashtë bashkitë.

Mjafton kjo pirurtë 180 gradëshe, ky ndryshim qasjeje brenda më pak se 45 ditëve, për të kuptuar se Meta e ka flakur tej kostumin e të qenit arbitër mes palëve, për të veshur uniformën e atij që lufton në llogore. 

Pra, problemi nuk është të futemi në polemikën fallco nëse e ka tejkaluar apo jo rolin presidencial, por të kuptojmë arsyet se përse po e bën këtë.

Ato janë disa.

Së pari, duke shpallur zgjedhje të pjesshme lokale, Ilir Meta e lehtëson Sali Berishën nga barra e matjes së suksesit me pushtimin e godinës së PDsë. Pasi dështoi ta bënte këtë në 8 janar, lidri historik i demokratëve tani mund të ndryshojë synim dhe objektiv. Atij i është dhënë mundësia ti thotë ndjekësve të foltores se qëllimi i tyre i madh është gara për fitimin e gjashtë bashkive. Pra, në këtë mënyrë, Meta i ka oftuar Berishës oportunitetin e një fabule të re politike, ku ai mund të tregojë se është shumicë absolute mes demokratëve.

Së dyti, Meta po krijon dhe një horizont për LSI-në, forcën ku me gjasë do të rikthehet pas skadimit të mandatit. Duke qenë se ajo doli e dërrmuar nga gara e 25 prillit, duke qenë se Basha i dha dhe goditjen e fundit, teksa nxitoi të prishë menjëherë pas zgjedhjeve koalicionin, madje duke e privuar edhe nga krijimi i një grupi parlamentar, tani LSI po sheh mundësinë e rimëkëmbjes përmes një fronti të ri opozitar. Dhe shanc më të mirë për të filluar formëzimin e tij sesa krijimi i blloku eksperimental anti Ramë në zgjedhjet lokale për gjashtë bashki nuk ka.

Por, objektivi kryesor i Ilir Metës duket se është që ti japi Bashës një ’colpo di grazia”. Që kur ka filluar kriza brenda PD në 9 shtator, kryetari i kontestuar i demokratëve, ka dëshmuar vetëm një obsesion, atë për të mos u matur me votë dhe për të fshehur faktin se ka mbetur një minorancë e papërfillshme brenda partisë. Duke dekretuar gjashtë gara lokale njëkohësisht, madje në qytete ku e djathta tredicionale është e fortë, Ilir Meta po ngre një laborator eksperimental, ezaurues dhe të pa kundërshtueshëm, për të parë se me kë janë realisht votuesit opozitarë, me Bashën, apo me Berishën.

Pra, nuk ka asnjë dilemë se kreu i shtetit ka qëllime të pastra politike në aktin e fundit. Por duke analizuar ato, askush që do të sillet ndershmërisht, nuk ka të drejtën të anashkalojë dilemat, sa morale po aq edhe ligjore, që prodhon qëndrimi i tij. 

A po bën mirë Meta që po e tejkalon cakun steril të paanshmërisë presidenciale?

Personalisht mendoj se po, sepse sado e diskutueshme të jetë kjo për kostitucionalistët, sado precedentë të papëlqyeshëm të krijojë ajo për të ardhmen, angazhimi i tij aktual po bëhet në kushtet e asgjesimit përfundimtar të pluralizmit në vend. Shqipëria është sot një republikë ku Edi Rama vjedh të drejtën për të qëndruar në pushtet, ndërsa ai që konsiderohet si rivali i tij ka rëmbyer vulën për të qenë opozitar i përjetshëm. Të dy ata kacavirren pas statusit të tyre, me të njëjtin model,  duke shkatërruar çdo garë në parti dhe duke u fshehur pas policisë politike apo dyerve të blinduara të pushtetit. 

Në këtë panoramë, ku idhtarët e partitokracicë duan të bllokojnë çdo valvul demokracie, kërkimi i zgjidhjes tek vota e qytetarëve mbetet rruga më e drejtë. 

Eshtë ku e ku më mirë që njerëzit të kuptojnë, përmes zgjedhjeve, se cila është shumica reale në PD, sesa duke i parë ata të përleshen me vare, koka dashi, dyer të blinduara apo banditë me maska. 

Me gjithë mëkatet e mëdha në politikë, me gjithë prekjen e zgjedhjeve apo truqet e pandershme që ka përdorur kur ka garuar në to, Ilir Meta është një politikan që ka ndejtur në arenë përmes votës dhe që dorëheqjet i ka përdorur si një rugëdalje nga krizat. Prandaj ai është i dënuar, që qoftë edhe si president, ta luftojë modelin e uzurpatorëve pa votë.

Natyrisht, të mos krijojmë iluzione: Ilir Meta ka një qëllim primar, të hakmerret ndaj Bashës dhe ta asgjesojë atë që, kur shumëkush e shihte si paranojak, ai e dyshonte si të kapur nga Rama. 

Por, ama mjeti që ai ka gjetur për këtë mision, duke shpallur zgjedhjet lokale dhe duke deleguar krizën e opozitës tek vota qytetare, e kapërcen inatin e tij. Ai përbën një interes të të gjithëve. Sado goditje perverse kundër Bashës të jetë shpallja e garës për gjashtë bashki, ajo mbetet gjëja e duhur. 

Ndërsa për merakun e konstitucionalistëve se presidenti po kapërcen mandatin e tij, ka gjithmonë një përgjigje: mes dy të këqiave, është më mirë prishja e ekuilibrit farmaceutik të rolit asnjëanës të kreut të shtetit, sesa shkatërimi i asaj që garanton paqen dhe bashkjetesën në mes ne të gjithëve, parimit universal të demokracive për ti sheshuar konfiltet me ndihmën e votës.

©Lapsi.al



29 Comments

  1. Me kete vendim mr.Presidenti po iben sherbimin e fundit Sali Berishes si shperblim per mbrojtjen qe ky i fundit i beri kur u kap me ze e figure duke vjedhur miliona euro,por nga ana tjeter me kete vendim ai po legalizon 30 qershorin per te cilin ishte sterbetuar qe nuk do ta njihte kurre,dridhe Like roje pike,por çfardo qe te besh ne burg do perfundosh edhe ti edhe plaku i pjerdhur Berishiviç…

    1. Mbrojtjen e fundit kur i hengret njalen ne lalez dhe puthet doren. Por vazhdoni lufoni mullinjte e eres se keshtu ju don partia…

      1. Mendoj qe kjo levizje e Metes mund edhe te rezultoje boomerang, si per te edhe per Berishen. Te gjithe e dime qe Basha nuk ka mbeshtetje ne elektorat , prandaj argumenti se kjo behet pikerisht per te provuar kete, ne njefare menyre bie vetvetiu. Edhe sikur gjerat te ishin njejte si perpara 25 prillit, kur Basha kishte mbeshtetjen e Berishes, perseri do ta kishte shume te veshtire me zgjedhjet e pjeshme lokale perballe Rames. Edhe ky eshte nje fakt qe e dime te gjithe, prandaj mendoj qe per opinionin publik do te ishte krejt normale nje humbje e Bashes.
        Boomerangu, qendron tek kunderpergjigja qe mund t’i jape Basha me ndihmen e Rames. Nese Rama vendos ta ndihmoje Bashen, i nxitur edhe nga amerikanet, atehere gjithcka mund te permbyset. Mjafton edhe nje bashki e vetme e marre nga Basha, qe kjo te quhet si fitore e madhe per te, sidomos ne keto rrethana ku ndodhet PD-ja e tij. Vetem nje. Ai do ta quaje si fitore te jashtezakonshme ndaj “trekendeshit te Bermudes” Berisha-Rama-Meta. Gjithmone, ne rast se Rama vendos ta ndihmoje.
        Nga pikepamja morale dhe raportit me ndjeshmerine e opinionit te publikut te gjere, mendoj se eshte shume e gabuar. Pou behet nje rreng Bashes dhe Rames se rrengjeve. Karta me e forte e Sali Berishes, kete muaj ka qene ajo morale. Shqiptaret, si te majte si te djathte, si ata qe e duan si ata qe e urrejne, e dine qe i eshte bere nje hile me Nongrata-n;e dine qe ne kete hile ka gisht Rama; e dine qe Basha , jo vetem e braktisi, por mori pjese ne kete hile, duke konsumuar nje akt tradhetie dhe poshtersie, ndaj te cilave jane peshtirosur te gjithe; edhe ata madje qe e mbrojne publikisht per interes te Rames ndjejne peshtire per kete veprim te tij. Eshte me vend te permendim ate shprehjen : tradhetine e duan te gjithe, tradhetaret si do askush.
        Jane pikerisht keto rrethana qe shpjegojne mbeshtetjen e madhe qe ka Sali Berisha ne elektoratin e tij, por edhe tek nje pjese e konsiderueshme e publikut, megjithese e heshtur. Kjo eshte karta me e fuqishme qe ka Berisha. Vetem kete karte duhet te luaje. Eshte karta qe ka krijuar ate frymen e famshme per te cilen flitet kur nje opozite perballet me pushtetin. Cdo truk, hile apo rreng , si ndaj Bashes ashtu edhe ndaj Rames, do ta zhvleresonte shume kete karte.

  2. Shume dakord me shkrimin Bushat, edhe pse do jete e dhimbshme ripushtimi i ketyre bashkive nga sekti Rames, do jete gjeja e duhur per te minimizuar demet qe po perpiqet te shkaktoje Basha me pengjet e tij.

    Se per cfare u duhet selia dhe vula e partise pengut dhe marionetave sorosiste te shkollave private pervecse per ti dhuruar Rames dhe Velines mandatet e katerta..

    Po kryejne funksionin qe paten bere ne zgjedhjet e kaluara Nikukuqezi, BioBojaxhiu, BenMiliarderi, Patozat dhe kerporatat….

  3. Kurthi pervers ndaj nje njeriu pervers si Basha qe eshte ngjitur ne kolltukun e kryetarit te opozites dhe ben sikur luan ate rol, eshte gjeja e duhur ne kete moment. Meqe Basha ka pretendimin se gezon mbeshtetjen e 99,5% te antaresise se PD, eshte i detyruar te fitoje ne keto bashki. Ama nese nuk fiton, per Bashen dhe bashistet nuk ka me asnje iluzion. Çfare mund t’u thote Basha demokrateve nese p.sh. humbet Shkodren? A ka ndodhur ndonjehere qe ne Shkoder te fitoje e majta? Eshte e qarte se caktimi i ketyre zgjedhjeve nga Meta, eshte ne koordinim te plote veprimesh me z. Berisha. Mbetet per t’u pare nese Berisha do kete kandidate ne keto bashki dhe nese po, me cfare sigle do rregjistrohen dhe si do e ruajne voten e tyre. Megjithate, duhet patur ne konsiderate edhe fakti se Berisha, zgjedhjet e pjesshme lokale i ka plan B dhe si politikan race, i ka menduar gjerat ne detaje. Ama nje gje eshte e sigurt, Basha nuk do arrije te marre as edhr nje nga bashkite. E vetmja mundesi qe Basha te fitoje ndonje bashki eshte qe Rama t’ia vjedhe votat vetes, per t’ia kaluar Bashes. Gje qe duket ne kufijte e te pamundshmes.

    1. Duke bërë një parantezë që në Shqipëri ka vetëm një parti pra PPSH , dhe të gjithë janë bashkë kundra popullit edhe pse ndonjëherë kanë dhe divergjenca me njëri-tjetrin, po të them që skenari që ju e cilësoni si të pamundur është më i mundshëmi, sepse Ramës nuk i intereson aspak ti marri të 6 bashkitë për të rikonfirmuar tezën e “opozitës” mbi regjimin e Ramës, kështu që ka shumë mundësi t’ja fali Lulit. Përveç se zbeh sa do pak tezen e regjimit i jep dhe kocken e rradhes lulit

      1. Nuk kam koment për opinionet e mësipërme.Gjithsesi dua të bëj një sugjerim për pronarin e portalit(?) Andi Bushatin dhe kushëririn e tij Agim Neshon.Që lufta dhe kundërshtitë tuaja me regjimin e ER nuk kanë asnjë gjë parimore kjo nuk ka asnjë dyshim,por që dhe e keni bërë baltë me këtë obsesionin tuaj për të kjo po ju zhvlerëson si njerëz .
        Pas kaq vitesh demokraci ju mendoni se jeni akoma(dhe soji tuaj) elita e shoqërisë e për rrjedhojë duhet të përfitoni akoma privilegjet që dhe në kohën e kaluar nuk i keni merituar.

  4. Vdekshintë korruptuarit, parrazitët, idiotët dhe neokomunistët. thotë:

    Nuk e kuptoj se ku qëndron perversiteti!!!

    Nqs aktorët politikë të sotëm si edvini , lul kurva e tj do të ishin konform ligjeve të shtetit , statuteve të partive të tyre, atëherë veprimi i Presidentit edhe pse i kundërt me atë të para 2 muajve ta themi, përbën nonsens.

    Por kur kryetari gjasme i opozitës është kapur me fakte se ai ka tradhëtuar antarët e parisë që drejton, dhe bashkëpunon me edvinin për interesa vetëm personale, çfarëdo lloj veprimi, i kujtdoqoftë, por që i shërben të mirës së përgjithshme, vetëm duhet përshëndetur.

  5. YMER GELBAZA KELLIRA SONTE NE DARKE PER DO JA FUS KARIN NE BYTH ALEXANDER VUCIC PER TJA SHUAR DHIMBJEN QE JA SHKAKTOJ ALBIN KURTI ME REFERENDUMIN thotë:

    ZOTI BUSHATI ZOTI LUBONJA DHE ZOTI SHKULLAKU QKA MENDONI KY YMER GELBAZA KELLIRA SI KA SURRAT KUR E LEH SI ZAGAR PER EDI RAMEN SOT KUR DISA KOHE ME HERET JA PUBLIKOJ DOSJEN SE SI KRISTAQ RAMA JA PALLOJ GRUAN EDI RAMES DHE E SOLLI NE JETE GREG KRISTAQ RAMEN

  6. Shumë njerëz nuk janë çuditur nga kjo që i ndodhi. E prisnin, e njihnin, ishte çështje kohe, ia dinin “sëmundjen” e pashërueshme, aq më tepër pas “damkës” amerikane. Dhe kjo “vdekje” më në fund erdhi me sulmin mbi “Bastijën” e partisë së vet, një rast unikal ky në historinë botërore. Pra, lamtumirë, plaku Mere!

  7. YMER GELBAZA DUKE MASTURBUAR PER SHUME VITE TANI NGA KARI POI RRJEDH GJAKE DHE QELBESIRE,DHE CA QIME TE QIME TE BYTHES SE FRROK CUPIT thotë:

    YMER GELBAZA,FRROK CUPI,KOL SALLAKU SKYPE,MUHAMED VELIUT DHE BATON HAXHIUT KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA VJEDHE FOTOT ARMINA MEVLANIT NE RRJETET SOCIALE SHKOJNE DHE MASTURBOJN NE ZYRE TE EDI RAMES

  8. Mos u nxitoni.Edhe kete rast,Rama,do e ndihmoje Bashen (gjithnje simbas mareveshjes),duke i dhe ne rastin,te marre nje pjese te ketyre bashkive,per t’i thene,se ja edhe Basha e ka elektoratin e tij,mese te mjaftueshem.Politika,kurve eshte,e kur luhet prej kurvareve,duket mese normale…..

  9. Si mund te shkohet ne zgjedhje vendore me kete numer te punesuarish qe kane bere mavite?
    Si mund te shkohet ne zgjedhje vendore pa bere ndryshimet e kodit dhe vendosjen e rregullave te lojes ?
    Kush i mund me keto ndyresira? Kjo degjeneron Bashen por degjeron edhe opoziten ne pergjithesi . Nese duhen zgjedhjet per te kuptuar se Basha eshte minorance brenda opozites , athere eshte e kote kete e dine te gjithe .
    Basha eshte i falimentuar sot e mot .

  10. Nese gjykata nuk jep versionin se kujt i takon selia e PD antaresise se perfaqsuar nga FALTORIA,apo oligarkeve te bashes pa elektorat,qe shiten PD Zgjedhjet per te ndare bizneset me ramen,atehere ne loje eshte nje variant qe vetem budallenjte se kuptojne dhe qe ne fakt po dridherohet rama-basha.Do krijohet kualicioni kunder oligarkise qe do paraqitet ne KQZ me singlen e LSI per te shpartalluar planin ugurzi te portit te durrsit ta marin oligarket rama-basha dhe shpartallimin e kapitullimit te durresit nga trafikantet rama-basha.Aty do ta mari vesh basha si mbrohet vota dhe sdo kete shanc rama-basha te bejne pazare,se rama si vjedh dot votat dhe basha ska ca ti jap rames se se ka 0 elektorat.Dursi do dale ne fushate dhe votiome masimavish si dikur mujo ulqinaku ne mbrojtie te portit nga pushtimi fashiste,

  11. Nese gjykata nuk jep versionin se kujt i takon selia e PD antaresise se perfaqsuar nga FALTORIA,apo oligarkeve te bashes pa elektorat,qe shiten PD Zgjedhjet per te ndare bizneset me ramen,atehere ne loje eshte nje variant qe vetem budallenjte se kuptojne dhe qe ne fakt po dridherohet rama-basha.Do krijohet kualicioni kunder oligarkise qe do paraqitet ne KQZ me singlen e LSI per te shpartalluar planin ugurzi te portit te durrsit ta marin oligarket rama-basha dhe shpartallimin e kapitullimit te durresit nga trafikantet rama-basha.Aty do ta mari vesh basha si mbrohet vota dhe sdo kete shanc rama-basha te bejne pazare,se rama si vjedh dot votat dhe basha ska ca ti jap rames se se ka 0 elektorat.Dursi do dale ne fushate dhe votiome masimavish si dikur mujo ulqinaku ne mbrojtie te portit nga pushtimi fashiste,

  12. Kandidatet e PD me shume gjasa nuk do fitojne se do sabotohen nga krahu i kundert brenda PDs. Ska rendesi nese i propozon Basha apo Berisha.
    E humbura madhe eshte PD.

  13. Për të siguruar “vazhdimësinë” e vet dhunoi zgjedhjet e majit 1996 dhe e çoi Shqipërinë në kaos, gati në konflikte civile në janar-mars 1997 dhe pushtoi institucionet qendrore në shtator 1998. Populli ia hoqi të drejtën e “projektuesit dhe ndërtuesit”, por ai mbeti “drejtor i studios PD” dhe me vetëm 41% të votave u kthye në krye të vendit në 2005 pasi “studioja tjetër politike PS” ishte ndarë në dy pjesë për “ideale”.

  14. Meta nuk mund te mare vendime ne kundershtim me Kushtetuten. Berisha e sidomos mbeshtetesit e Berishes duhen te legalizohen e pastaj te dalin ne duel me Bashen. Berisha do shoh shendetin, ndersa pasuesit e tij do hajne njeri tjetrin se kush do zevendesoj Berishen. Meta ska çte humb e luan bllofin. Basha qe na tregoje se qenka “hundeleshi” i Berishes, gradualisht do kuroj plaget, do pastroj qelbin e do fuqizohet. Ne pergjithesi shkrimi eshte ne hamendesimet e deshira personale e i ka lezet shprehja popullore ” po te kishte halla koqe do quhej xhaxha”

  15. Perversiteti luftohet me perversitet.Ky është një moment për të parë sa vlen Basha realisht në numra realë.

  16. z.Bushati shume shteruese,kemi 30 vjet qe shterojme situata dhe zhvillime politike,……….por asnjehere nuk shteruat kryesore,………..ketij vendi i mungon populli,,

  17. pas pezullimit nga PD, filloi maratonën për të rimarrë këtë forcë politike, është padyshim ish-kryeministri Berisha. Në çdo rast, ai ripërsërit se orvatjet e tij, që nga foltoret deri te roli i organizatorit në ‘protestën paqesore’ për të marrë selinë e SHQUP-it me armë mesjetare si dashi, ishin për të shpëtuar demokratët e Shqipërinë nga kryetari që ai vetë rriti.

    1. Ata janë dy kalorësit e dëshpëruar në luftë me Perëndimin në Shqipëri.

      Sali Berisha është familjarisht në listën e zezë të Perëndimit në Shqipëri, kryesuar nga SHBA, dhe Ilir Meta është një i vdekur i pakallur në këtë listë, që praktikisht çdo zyrtar perëndimor që vjen, nuk e takon më. Merre me mend se takon as Erdogani, duke e bërë të ngjajë më pro-perëndimor se ata.

  18. Nuk kam koment për opinionet e mësipërme.Gjithsesi dua të bëj një sugjerim për pronarin e portalit(?) Andi Bushatin dhe kushëririn e tij Agim Neshon.Që lufta dhe kundërshtitë tuaja me regjimin e ER nuk kanë asnjë gjë parimore kjo nuk ka asnjë dyshim,por që dhe e keni bërë baltë me këtë obsesionin tuaj për të kjo po ju zhvlerëson si njerëz .
    Pas kaq vitesh demokraci ju mendoni se jeni akoma(dhe soji tuaj) elita e shoqërisë e për rrjedhojë duhet të përfitoni akoma privilegjet që dhe në kohën e kaluar nuk i keni merituar.

  19. Deputetja foli edhe për ish kryeministrin Berisha, për të cilin thotë se s’ka mjerim më të madh që nxjerr 5 njerëz kundër Partisë Demokratike.

    “Ne kemi forcën e argumentit, jo forcën e dhunës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *