• |
ide | kryesore

Basha nis spastrimet masive nga PD, rregullorja e re zëvendëson rreth 220 anëtarë të Këshillit Kombëtar që mbështetën Berishën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pas propozimeve të Lulzim Bashës për disa ndryshime në drejtimin e Komisioneve Parlamentare dhe Byronë e Kuvendit, Arta Sakja prezantoi rregulloren e Këshillit Kombëtar të PD që u miratua në parim. Në rregulloren e re parashikohet zëvendësimi i rreth 220 anëtarëve të Këshillit Kombëtar të cilët mbështetën Sali Berishën dhe kanë zgjedhur të bojkotojnë mbledhje e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në pikën 2 të nenit 8 thuhet se “mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.


Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm.”

Me miratimin e këtij neni, duket se duan të pastrojnë Këshillin nga disa anëtarë që i kanë dalë në krah Sali Berishës dhe lëvizjes së tij për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD.

Ndërsa me nenin 13 i hapin rrugë zëvendësimit të anëtarëve non grata të Këshillit Kombëtar me spostim liste pa pasur nevojë për mbledhje Kuvendi e votim të ri për vakancat.

Më poshtë është rregullorja e Brendshme ku edhe janë të renditura të gjitha vendimet.

KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE VENDOSI:
Neni 1
1. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike drejton veprimtarinë e Partisë në periudhën midis dy Kuvendeve.
2. Ai merr të gjitha vendimet e rëndësishme politike që mund të kërkojnë rrethanat dhe për të gjitha çështjet e rëndësishme që në Statut nuk parashikohen si e drejtë vetëm e Kuvendit të Partisë.

Neni 2
Këshilli Kombëtar mblidhet rregullisht çdo 6 muaj dhe në çdo rast jo më pak se një herë në vit.

Neni 3
1. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike thirret nga Kryetari i Partisë ose nga Kryesia e Partisë.
2. Mbledhja e Këshillit Kombëtar mund të thirret edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij.
3. Kërkesat për mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga 1/4 e anëtarëve të tij duhet t’i dërgohen me shkrim Kryesisë së Partisë. Ato duhet të depozitohen jo më vonë se 3(tre) javë përpara datës së kërkuar për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, swbashku me rendin e ditës së propozuar.
4. Në rastin e miratimit të kërkesës, kur ajo është në përputhje me Statutin e Partisë, Kryesia e Partisë thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës.

Neni 4
Mbledhja e Këshillit drejtohet nga Kryetari i Këshillit Kombëtar, që ndihmohet në organizimin dhe drejtimin e mbledhjes nga Kryetari i Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Neni 5
1. Kohën, vendin dhe rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Kombëtar përcaktohet në përputhje me nenin 44 të Statutit të PDSH.
2. Në raste urgjente, të diktuara nga situata të jashtëzakonshme politike, apo në kushtet e urgjencës që diktohen nga periudha e fushatës elektorale, thirrja e mbledhjes mund të bëhet edhe jashtë afatit të përcaktuar në nenin 44 të Statutit. Kërkuesi në këtë rast, duhet të shpjegojë asyet që diktojnë rastet e urgjencës.
3. Njoftimi i mbledhjes, sëbashku me rendin e ditës, pas caktimit të saj nga Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë, bëhet nga Sekretari i Përgjithshëm, në koordinim me Kryetarin e Këshillit.
4. Thirrja për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar u njoftohet anëtareve të tij me shkrim. Në pamundësi, njoftimi iu komunikohet edhe verbalisht dhe mund të publikohet edhe në mediat e Partisë ose faqen zyrtare në internet të PD.
5. Njoftimi duhet të përcaktojë datën, vendin dhe rendin e ditës e mbajtjes së Këshillit. Si datë e njoftimit për efekt respektimi të afateve të thirrjes, konsiderohet data e komunikimit të vendimit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Neni 6
1. Para fillimit të diskutimit të rendit të ditës kërkesat dhe propozimet për proceduren e punimeve të mbledhjes së Këshillit Kombëtar mund të paraqiten me gojë ose me shkrim nga: Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Kryesia e Partisë, ose çdo anëtar i Këshillit Kombëtar.
2. Rendi i Ditës miratohet në fillim të mbledhjes, pas raportimit nga Sekretaria e Këshillit Kombëtar të kuorumit për fillimin e mbledhjes.
3. Kërkesa dhe propozimi për shtesa apo heqje të pikave të rendit të ditës duhet të bëhet përpara se të fillohet me rendin e ditës.
4. Kërkesat mund të jenë adresuar paraprakisht me shkrim Sekretarisë, por mund të lejohet edhe parashtrimi verbal i tyre.

Neni 7
1. Të drejtën për t’i propozuar vendime Këshillit Kombëtar e kanë Kryetari i Partisë ose Kryesia e Partisë.
2. Jo më pak se 15 për qind e anëtarëve të Këshillit Kombëtar kanë të drejtën që jo më vonë se 24 orë përpara mbledhjes së tij, të propozojnë kandidatë alternativ për çdo funksion politik që zgjidhet nga ky organ.
3. Kërkesat me objektet të caktuar për Këshillin Kombëtar merren në konsideratë kur janë formuluar nga subjektet e sipërpëmendura dhe trajtojnë probleme që janë në kompetencë të Këshillit Kombëtar sipas përcaktimeve në Statut.
4. Kërkesat duhet të jenë nënshkruar me shkrim dore prej paraqitësve dhe duhet të depozitohen në Kryesinë e Partisë Demokratike. Për secilën nga pikat e rendit të ditës, çdo anëtar që dëshiron të diskutojë, regjistrohet të paktën 4 orë përpara mbledhjes, nëpërmjet një njoftimi me shkrim drejtuar Sekretarit Funksional përgjegjës për organizimin.

Neni 8
1. Mbledhjet janë të vlefshme kur në to marrin pjesë mbi 50% e anëtarëve me të drejtë vote me përjashtim të rasteve, kur në Statut parashikohet një shumicë më e madhe se kjo për marrjen e një vendimi dhe ai është parashikuar në rend dite.
2. Mungesa, pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, në tre mbledhje radhazi, i anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Kombëtar, përbën shkak për zëvendësimin e tij me listën vijuese të anëtarëve të votuar nga Kuvendi Kombëtar i Partisë.
3. Konstatimi i mbarimit të mandatit për shkak të mungesave në mbledhje pa asnjë shkak të ligjshëm dhe pa njoftim paraprak, bëhet me vendim të Kryesisë së Partisë, pas raportimit me shkrim të Sekretarit të Përgjithshëm.

Neni 9
1. Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë.
2. Vendimet quhen të miratuara nëse votat “pro” përbëjnë mbi 50% të votave të vlefshme të pjesëmarrësve në votim, me përjashtim të rasteve kur në Statut parashikohet ndryshe.
3. Në rastin e masave disiplinore vendimet e Këshillit Kombëtar merren me 2/3 e votave.
4. Kur votat janë të barabarta propozimi i votuar konsiderohet i refuzuar.
5. Abstenimet merren në konsideratë për llogaritjen e kuorumit.
6. Votimi, si rregull, bëhet i hapur duke ngritur dorën ose mandatin, ose me votim të fshehtë në rastet e parashikuara nga Statuti, me përjashtim të rasteve kur vetë Këshilli Kombëtar vendos një formë tjetër votimi ose kur propozohet votim i fshehtë nga të paktën 1/6 e anëtarëve me të drejtë vote. Votimi i fshehtë organizohet dhe drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë.

Neni 10
1. Këshilli Kombëtar si rregull mblidhet në praninë e të ftuarve, anëtarëve të Partisë dhe të mediave.
2. Me kërkesë të Kryetarit të Partisë ose Kryesisë së Partisë, mbledhja për diskutimin e problemeve të veçanta mund të bëhet pa praninë e të ftuarve, anëtarëve të Partisë dhe mediave.

Neni 11
1. Me propozim të Kryetarit të Partisë, Këshilli Kombëtar miraton Sekretariatin e Këshillit, që kontrollohet dhe drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm.
2. Sekretariati kryesohet nga Sekretari funksional përgjegjës për organizimin dhe ka në përberjen e tij edhe 4 anëtarë të miratuar me vendim të veçantë të Këshillit Kombëtar.
3. Sekretariati është përgjegjës për mbajtjen e protokollit të mbledhjes, regjistrimin e anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje, për organizimin e operacioneve të votimit, dhe zbardhjen e vendimeve të Këshillit Kombëtar.
4. Procesverbali i mbledhjes së Këshillit Kombëtar nënshkruhet nga Sekretariati i Këshillit dhe konfirmohet nga Sekretari i Përgjithshëm.
5. Vendimet, urdhrat apo udhëzimet e Këshillit Kombëtar, nënshkruhen nga Kryetari i Partisë dhe kundërfimosen nga Kryetari i Këshillit dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm.

Neni 12
1. Kryetari i Këshillit Kombëtar paraqet pikat e rendit të ditës dhe si rregull i jep fjalën sipas radhës atyre që e kanë kërkuar dhe janë regjistruar për të marrë fjalën. Kryetarit të Partisë dhe anëtarëve të Kryesisë u jepet fjala edhe pa radhë.
2. Të drejtën për të diskutuar në Këshillin Kombëtar e kanë të gjithë anëtarët e tij. Në raste përjashtimore, mund tu japet fjala edhe të ftuarve.
3. Diskutimi për një çështje nuk mund të zgjasë më shumë se 5 minuta.
4. Kryetari i Këshillit mund të kufizojë numërin e folësve dhe kohëzgjatjen e diskutimeve. Nuk mund t’u hiqet e drejta e fjalës Kryetarit të Partisë, Sekretarit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të kryesisë.
5. Në raste të veçanta për çështje parimore, Kryetari i Këshillit mund të lejojë për folësa të vecantë, një kohë për të folur deri në dyfishin e kohës së përcaktuar.
6. Të drejtën për të ndërhyrë jashtë radhe për efekt procedure e kanë të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në këtë rast kohëzgjatja e ndërhyrjes është jo më shumë se 2 minuta.
7. Në qofte se nuk ka me folës në listë ose nuk e kërkon fjalën askush, atëherë deklarohet mbyllja e diskutimeve dhe kalimi në votim.

Neni 13
1. Propozimet për kandidatë të organeve që zgjidhen nga Këshilli Kombëtar mund të behen me shkrim. Propozimet për kandidatë duhet të dorëzohen tek sekretaria e mbledhjes.

2.Pranimi i kërkesave për regjistrimin e kandidatëve për forumet që zgjidhen nga Këshilli bëhet deri 24 orë para fillimit të seancës së zgjedhjeve të këtyre forumeve.

3. Për zgjedhjen e funksionarëve të përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 6, të nenit 44 të Statutit, në rastet kur nga votimi nuk arrihet shumica e kërkuar, atehëre kalojnë në balotazh dy kandidaturat me numër më të madh votash. Kur disa kandidatë kanë numër të barabartë votash, ata përfshihen të gjithë në balotazh.

4. Anëtarët e organeve që zgjedh Këshilli Kombëtar, dalin nga renditja në bazë të votave të marra. Në qofte se në pozicionet me të fundit të radhës sipas numërimit të votave dalin dy ose më shumë kandidatë me numër të njëjtë votash, atëherë zgjedhja bëhet sipas shortit të hedhur nga komisioni i zgjedhjeve.
5. Vendet vakante që mund të krijohen plotësohen nga kandidatët vijues të renditur sipas votave të marra dhe shortit në rast votash të njëjta.

Neni 14
1. Sipas rastit, Kryesia e Partisë, Kryetari i Partisë apo Sekretari i Përgjithshëm, janë përgjegjës për ekzekutimin e vendimeve, urdhrave apo udhëzimeve të Këshillit Kombëtar dhe kontrollojnë zbatimin e tyre.
2. Për zbatimin e këtyre vendimeve, i raportohet mbledhjes së Këshillit Kombëtar pasardhëse.

Neni 15
Përveç detyrave dhe përgjegjësive statutore, anëtarët e Këshillit Kombëtar angazhohen në veprimtari politike, organizative dhe tematike.

Neni 16
1. Anëtari i zgjedhur i Këshillit Kombëtar të PDSH, me vendbanim në territorin e Degës, apo që është caktuar nga Kryesia e PDSH për të mbuluar territorin e Degës, është ex officio anëtar i Kryesisë së Degës përkatëse, sipas ndarjes së bërë me vendim të veçantë të Kryesisë së Partisë.
2. Anëtari i Këshillit Kombëtar është përgjegjës drejtpërdrejt për veprimtarinë politike që i caktohet nga Kryesia e Degës, apo për të mbuluar zona të caktuara të territorit që përfshinë Dega.

Neni 17
Anëtari i zgjedhur i Këshillit Kombëtar të PDSH, angazhohet pranë Komisioneve Statutore dhe Departamenteve në mënyrë të vazhdueshme.

Neni 18
1. Komisionet dhe Bordet Statutore ushtrojnë kompetencat e tyre sipas Statutit.
2. Përbërja e Komisioneve dhe Bordeve Statutore është sipas përcaktimeve me vendimet respektive të organeve përgjegjëse sipas Statutit.
3. Rregullat e organizimit dhe funksionimit të tyre përcaktohen me akte të veçanta nënstatutore.

Neni 19
1. Departamentet organizohen sipas ndarjes dhe përbërjes, që miratohet me vendim të veçantë të Këshillit Kombëtar.
2. Ato ushtrojnë këto përgjegjësi:
a) identifikojnë dhe analizojnë problematikat e qytetarëve në fushat që mbulojnë.
b) ndjekin aktivitetin e institucioneve shtetërore për fushat që mbulojnë dhe identifikojnë problematikat apo aktet e paligjshme të tyre.
c) analizojnë dhe propozojnë ndërmarrjen e aksioneve politike mbi problematikat e fushave që mbulojnë apo për aktet korruptive dhe të paligjshme të institucionet shtetërore në ato fusha.
d) paraqesin propozime programore mbi alternativën e Partisë Demokratike në fushën që mbulojnë.
e) marrin kontakt me grupet e interesit në fushat që mbulojnë.
f) bëjnë apo organizojnë takime me profesionistë të fushës apo me qytetarë që paraqesin problematika në fushat që ato mbulojnë.

Neni 20
1. Departamentet mblidhen të paktën një herë në muaj.
2. Mbledhja thirret dhe drejtohet nga Drejtuesi i Departamentit, që caktohet me vendim të veçantë të Këshillit Kombëtar.
3. Në mbledhje ftohet të marrë pjesë në çdo rast edhe Sekretari Funksional përgjegjës për koordinimin elektoral, që dokumenton zhvillimin e mbledhjes dhe angazhimin e secilit prej anëtarëve të Komisionit.
4. Në mbledhjet e Deprtamenteve ftohen dhe marrin pjesë edhe koordinatorët e posaçëm tematik, anëtrët e Komitetit të Orientimit të Politikave, apo profesionistët e angazhuar pranë Aleancës Qytetare për Demokraci.

Neni 21
Drejtuesi i Departamentit është përgjegjës për ndarjen e detyrave, për raportimin e punës së Departamentit dhe për përgatitjen dhe përcjelljen e materialeve të përgatitura nga Departamenti, të paktën një herë në muaj, tek Sekretari i Përgjithshëm dhe për dijeni tek Kryetari i Partisë.

Neni 22
Me porosi të Kryetarit të Partisë, Sekretari i Përgjithshëm përcjell për trajtim tek Departamentet përkatëse, problematika apo çështje të ndryshme për vlerësim, si dhe orienton mënyrën e trajtimit të informacionit të përcjellë nga Drejtuesi i Departamentit.

Neni 23
Në çdo mbledhje të Këshillit Kombëtar, Drejtuesi i Departamentit raporton për punën e realizuar nga Departamenti për secilën nga detyrat e përshkruara në këtë vendimi.

Neni 24
1. Departamentet sipas fushave që mbulojnë bashkëpunojnë me Grupin Parlamentar dhe bashkërendojnë punën midis tyre.
2. Drejtuesi i Departamentit ftohet të marrë pjesë në mbledhjet e anëtarëve të PD në Komisionet Parlamentare. Edhe Kryetari apo Nënkryetari i Komisionit të Përhershëm Parlamentar që i përket PD ftohet të marrë pjesë në mbledhjet e Departamentit që mbulon fushën e tij të veprimtarisë.

Neni 25
1. Për çështjet që lidhen me aferat korruptive të Qeverisë, gjendjen e kriminalitetit në vend apo kriminalizimin e institucioneve publike, ngrihet dhe funksion Njësia e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit, që drejtohet nga një prej Nënkryetarëve të Partisë dhe ka në përbërje 10 anëtarë, që caktohen me urdhër të Kryetarit.
2. Çdo anëtar i komisionit apo anëtar i organeve stratutore, që vlerëson se disponon informacion mbi çështjet që janë në fokus të punës së Njësisë, duhet të përcjell informacionin tek Nënkryetari i Partisë që është përgjegjës për këtë çështje.
3. Nënkryetari përgjegjës i Partisë ngarkon sips rastit për përpunimin dhe vlerësimin e informacionit, anëtarët e Njësisë apo Departamentin përkatëse të Këshillit, duke vënë në dijeni edhe Kryetarin e Partisë dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Neni 26
1. Mbledhja e parë e konstituimit të Departamenteve zhvillohet jo më vonë se 15 ditë nga miratimi i këtij vendimi. Ajo caktohet në bashkërendim midis Drejtuesit të Departamentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm.
2. Në mbledhjen e parë të konstituimit dhe në çdo rast që ato e vlerësojmë të nevojshme, merr pjesë Kryetari i Këshillit dhe/ose Kryetari i Partisë.

Neni 27
1. Ngarkohet Kryetari i Partisë, Kryesia e Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm për njoftimin dhe ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
2. Në përmbushje të përgjegjësisë së përcaktuar në pikën 8 të këtij vendimi, Sekretari i Përgjithshëm verifikon listën e regjistrimit të pjesëmarrjes në mbledhje, duke filluar nga mbledhja e parë e konstituimit.
3. Përpara paraqitjes së raportit me shkrim për Kryesinë e Partisë, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë verifikon shkaqet që përligjin ndërprerjen e mandatit të anëtarit të Këshillit Kombëtar.

Neni 28
Pjesa e Tretë “Këshilli Kombëtar” i Rregullores së Brendshme të “Organizimit të organeve qendrore të Partisë”, miratuar në vitin 2010 në Këshillin Kombëtar, shfuqizohet.

13 Comments

  1. Bravo. Ka lezet keshtu. Han pa porta e ben partin legenat dhe vemjet qe vec ne kete menyre mbijetojne. Sorrat dhe qente le te vazhdojne ate qe din te bejne me mire, Ju vazhdoni para, shumica e shqipetareve duan normalitet .

    1. Hahaha cna myten sufllaqet, paradite i bejne fresk Ramazanit pasdite i thurin lavde LulBraves. Ky eshte normaliteti i sufllaqeve qe ju qifshin qent e kazanave patronazhistet mer robqira.

  2. Dy patronazhista i paske o lulo ketu lart po shkarko dhe 76000 antare e nuk te besdis me njeri te fala edos te mbaj policin gati thuaj se nuk terhiqen berishistet , ose e lash thuaj edos e te erdhi fundi e ty ,aberet nisja me batonin jo me irfanin

  3. “Me miratimin e këtij neni, duket se duan të pastrojnë Këshillin nga disa anëtarë që i kanë dalë në krah Sali Berishës”

    Shum mir, tashmë tradhtia u kompletua!

    (… Ehh ja q udhët, i patë tani kush janë këta ??!! )

    1. Për të siguruar “vazhdimësinë” e vet dhunoi zgjedhjet e majit 1996 dhe e çoi Shqipërinë në kaos, gati në konflikte civile në janar-mars 1997 dhe pushtoi institucionet qendrore në shtator 1998. Populli ia hoqi të drejtën e “projektuesit dhe ndërtuesit”, por ai mbeti “drejtor i studios PD” dhe me vetëm 41% të votave u kthye në krye të vendit në 2005 pasi “studioja tjetër politike PS” ishte ndarë në dy pjesë për “ideale”.

  4. jo po te rrije albana vokshi ,sikur pd-JA TE ISHTE PRONE E TRI MOTRAVE VOKSHI QE KANE BERE KARRIERE SIKUR TA KISHIN PD TE TYREN . APO TE RRIJE GJITHMONE AI THAPATHUQI PALOKA E KY NIKA . JO. JO, JO TE DREJTEN PER KARRIERE POLITIKE E KANE TE GJITHE DEMOKRATET DHE JO VETEM NISHANI, BYLYKBASHI, POLLUA, TERRTAN SHEHU , TOPALLI, KU BALLIU I FARI BALLIUT, PATOZI E DISA TE TJERE QE MJAFT E KANE SHFRYTESZUAR PD PREJ 30 VITESH

    PD- JA NUK ESHTE ME PRONE NEPOTIKESH E FISNORESH. JU QE U DHIMSEN KETA SHKONI TE FALLXHORJA DHE BENI BASHKE ME TA NJE SHOQATE

  5. Se kuptoj sesi nje i vetezgjedur dhe shkarkuar nga anetaresia si Lulqimi te “spastroje” PD. Mos i beni lojen e Ramazonit o Bushat se po ben mekat

  6. Mos u lodh kaq shume o Lyl, me shkarkime e ngarkime. Kjo qe po rikonfiguron nuk eshte PD po shoqata e kunatit……………..

  7. hiq e spastro sa te duash o lul,nje pyetje kam ,mendon se do jua marresh voten ketyre dhe familjeve e njerezve te tyre????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu