• |
ide | kryesore

Çështja Djokovic komplikohet, tenisti serb mbahet i ndaluar në Melbourne: ndërhyn Nadal

-Instant, Sport



Gjykatësi Anthony Kelly urdhëroi ndalimin e Djokovic në Australi deri në përfundimin e procedurave ligjore për dëbimin e tij, objekt i një apeli në Gjykatës Federale. Djokoviç është futur sërish në një qendër paraburgimi emigrantësh në Melburn, pasi dëgjesës përpara funksionarëve të zyrës së imigracionit. Ai do të lejohet të takohet me avokatët përpara seancës vendimtare të dielën në mëngjes (të shtunën në mbrëmje në Shqipëri).

NADAL: “AUSTRALIAN OPEN MË I RËNDËSISHËM SE NJË LOJTAR”
“Sinqerisht, jam pak i lodhur nga situata. Australian Open është shumë më i rëndësishëm se çdo lojtar. Nëse ai luan në fund, në rregull. Nëse ai nuk luan, Australian Open do të jetë një Australian Open i mrekullueshëm, me ose pa të. Ky është këndvështrimi im”. Kështu Rafa Nadal komentoi situatën e Novak Djokovic në Australi. Ndryshe nga tenisti serb, Nadal e ka bërë vaksinën. Ashtu si dhe 97 nga 100 lojtarët më të mirë të renditjes ATP dhe 96 nga Top 100 të renditjes ËTA. “E gjithë kjo mund të ishte shmangur, siç bëmë të gjithë, duke u vaksinuar, duke bërë të gjitha gjërat që duhej të bënim për të ardhur këtu në Australi”, tha kampionia Garbine Muguruza, 28 vjeçare dhe numri 3 në grupin e femrave. “Të gjithë i dinin rregullat shumë qartë. Thjesht duhet t’i ndiqni ato. Nuk mendoj se është aq e vështirë,” shtoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *