• |
ide | kryesore

Covid-19/ Nuk shënohet asnjë viktimë në 24 orët e fundit në Kosovë, rritet numri i të infektuarve

-Instant, Lajme, Të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i vdekur me Covid-19 në Kosovë, ndërsa janë raportuar 658 qytetarë të prekur me sëmundjen infektuese, nga 6008 testime të kryera. Instituti i Shëndetit Publik ka raportuar gjithashtu se anë shëruar 160 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 532. Në total, në Kosovë janë të konfirmuar 3837 raste aktive me koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje që qytetarët ta vaksinohen sa më shpejt, për shkak se varianti Omicron i koronavirusit është dominues në vend. Në një postim në Facebook, IKSHPK ka shkruar se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj apelon qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu