• |
ide | kryesore

Gaz Bardhi: Per te perjashtuarit, asnje shans

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, vendimet e Këshillit Kombëtar të PD, për zëvendësimin e disa aktorëve politikë me të tjerë. Një prej ndryshimeve ishte dhe ndryshimi i kryetarit të grupit parlamentar, Alfred Rushaj me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj. Sipas Bardhit, ky ndryshim është bërë me konsensus të plotë dhe është vendosur që në këtë situatë që po kalon PD sot, ky vendim do të ishte i duhuri. Ndërkohë sipas Bardhit Rushaj është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit.

Po ashtu ai foli dhe për të pezulluarit e përjashtuarit në parti. Për të përjashtuarit, Bardhi tha se nuk do të kenë asnjë shans, pasi ata një javë më parë në protestën e 8 janarit manifestuan dhunë. Për të pezulluarit, Bardhi tha se ka një tjetër mundësi.

Ata duhet të dëshmojnë se janë distancuar nga dhuna e kryer më 8 janar dhe të vijojnë të besojnë te aksioni politik i lidershipit. Dhunën në selinë e PD, Bardhi e argumentoi si një trishtim. Megjithatë ai shprehu mirënjohjen për demokratët të cilët u larguan, në momentin që mbi selinë e PD, nisën të hidheshin gurë e sende të forta.

Pse largohet Rushaj?

Bardhi: Ndryshimi i kryetarit të grupit s’ka të bëjë me vendimin e kryesisë. Jam informuar nga kryetari partisë dhe Rushaj për një dakordësi të tyre që drejtimi i grupit t’i kalojë nënkryetarit tjetër të PD, Enkelejd Alibeaj. Ka qenë një vendim i përbashkët i tyre që drejtimi i grupit të bëhet nga Alibeaj. Vendimet e propozuara në Këshillin Kombëtar do të kalojnë në grupin parlamentar të PD. Dua të shpreh mirënjohjen time për punën që ka bërë zoti Rushaj si kryetar grupi. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse e kishte për herë të parë jetën parlamentare./BW



14 Comments

  1. Nga nje bq si zj.bardha mund te pritet cdo gje,mashtrimi,mosmirnjohja, etj vese keto qe i kane per zemer prostitutat se kurvat kane me shume moral😂😂

  2. Qeshni qeshni, po zgjedhjet e ardhshme do i numeroi ky Bardhoshi bashke me Ramen…
    Populli voton po keta do numerojne…

  3. Ore a ka kjo parti mendim tjetr pervec atij te kryetarit?Vendos kryetari kush do kryesoje grupin parlamentar.Kta jane bere llum fare.

  4. Për të siguruar “vazhdimësinë” e vet dhunoi zgjedhjet e majit 1996 dhe e çoi Shqipërinë në kaos, gati në konflikte civile në janar-mars 1997 dhe pushtoi institucionet qendrore në shtator 1998. Populli ia hoqi të drejtën e “projektuesit dhe ndërtuesit”, por ai mbeti “drejtor i studios PD” dhe me vetëm 41% të votave u kthye në krye të vendit në 2005 pasi “studioja tjetër politike PS” ishte ndarë në dy pjesë për “ideale”.

  5. Mbaje Shansin per vete o Miop-.Ju ju ka pezulluar Baza ,Elektorati i Partise.Vetem Godinen dhe Vulen kini .Po Vula ka sa te dhjec Si ajo vula qe ke ti me Lulushlotsjellsin.

  6. Paskan qene mashtruesa dhe genjeshtare te medhenj keta ish e PD, largohet se ka covid, cfare jane keto kur gjithe shqipetaret I ka zene covidi dhe duhet te iknin nga detyrat.

    Shume e thjesht Fredi nuk e gjen me veten ne nje parti ku goditen anetaret apo mbylljen me bandite Brenda selise.

    Une nuk e njoh kete por tregon qe ka karakter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *