• |
ide | kryesore

I kërkoi ryshfet një qytetari që ishte në arrest shtëpie, vendoset arresti me burg për policin e Kukësit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për efektivin e Policisë së Kukësit Shkëlqim Cika. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim. Ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së SPAK, pasi ky shtetas i ka kërkuar ryshfet një qytetari i cili ndodhej në arrest shtëpie.
Sipas njoftimit të SPAK, Cika ka kërkuar ryshfet me qëllim mos deklarimin në prokurori për largimin e shtetasit Admir Spahia nga banesa.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu