• |
ide | kryesore

Kriza në PD, Alfred Rushaj dorëhiqet nga kreu i grupit parlamentar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Alfred rushaj nuk do te jete me ne krye te grupit parlanentar te pd dhe as nenkryetar i kesaj partie. Lajmin e beri te ditur Lulzim Basha ne nje mbledhje te Keshillit Kombetar, ku zoti Rushaj nuk ishte i pranishem. Basha beri dhe disa levizje te tjera ne perfaqesimin e PD ne kuvend, por largimi i zotit rushaj ishte e papritura e madhe ne seline blu. Vendimi per te lene keto funksione ka qene i vete zotit ruehaj dhe me gjase ato lidhen me carjen e grupit qe ai drejton pas krizes se brendshme ne PD dhe perjashtimit nga ky grup te disa deputeteve.

Deri tani vete ish kreu i grupit parlamentar, qe nuk ka qene ne kte mbledhje per arsye shendetesore, nuk ka bere asnje koment dhe mesa duket vendimi i tij per tu larguar ka te beje vetem me postin drejtues qe kishte. Deklarata e bashes la te kuptohet qe ky vendim eshte marre ne nje dakortesi mes te dyve. Ne vend te Rushajt, Basha caktoi nje prej ‘skiftereve’ te tij ne betejen e brendshme ne PD, Eenkeled Alibeajn.

Ndërkohë Basha ka propozuar si Nënkryetar të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, që gjithashtu ka kërkuar nga Këshilli Kombëtar që të votohet edhe si Nënkryetar i Partisë Demokratike.

Janë propozuar gjithashtu edhe ndryshime në përbërjet e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.

Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma

Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka

Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi

Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)

Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)

Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)



31 Comments

  1. Alfred Rushaj eshte profesionit I shkelqyer dhe me kete veprime tregoi qe eshte edhe djale me vlera.

    Bravo, ne ate parti me Bashen eshte vetem krim ndaj demokrateve te qendrosh

    1. O Idi po nuk na ha njeher mune ore b… q… Shkoni andej nga Sali krimineli Non Grata .Shoqerojeni edhe ne burg

  2. Kryetar partie pa elektorat = kujtim gjuzi=lulo brava = nard noka = dhe ai i partis se pensionistve kulicioni fitus

  3. Uzurpimi i plote i PD – si nje ferrë e keqe që i merr frymën pak nga pak lules derisa e mbyt. Kjo është strategjia tipike satanike sorrosiane e pushtimit pa zhurmë.

    Ku janë tani ata miopët e vjetër të opozitës?! E shikoni ç’na bët ?!! Hajeni tani çorbën që gatuat!

  4. Nuk e kuptojme si ja mundur te duroje deri tani Z. Rushaj.
    Si mund te kthehesh ne shtepi cdo mbremje…..?!!!
    Te shikosh femijet dhe familjen ne sy…..
    Kur je katandisure skllav i skllavit…
    Domethene rrecke e pengut te kurvit.
    Vetem gjekurvmarkaj dhe ndonje laro rropqire si salianjka mund te vazhdojne me teatrin e absurdit te lulvrimeshqyeres!

    1. mos na hapni barkun se per kete salianjin na keni ca karin tu e mbrojt kur ndodhi video sajesa me vllain e Xhafajt, te pakten kini kurajo e kerkojini falje Xhafajt

  5. Basha ju ka vene nje kusht zgjedhjet lokale do jete sprova e te gjitheve dhe ju ka thene sipas sasise se votave do merni dhe hiregarkine ne parti.Gjak merkaj premtoj me shume nga te gjithe se ai tha une kam mbeshtetjen e nikoll lesit qe do votoje per mua me gjithe fisin e tij.ndersa rushani i tha per mua do votoje vetem familja ime nuk detyroj njeri tjeter se sjam as oligark dhe skam as bandite ti kercenoj per vota.Atehere basha e shkarkoi dhe ja dha kete poste gjakmarkaj,qe premtoj me shume nga te gjithe pas gaz bandit bardhit qe ka dhene prova qe ka bandite qe vrasin per vota dhe helme vdekjeprurese kush guxon te prek godinen e partise si dhe ka mbrojtie italine fashiste me falni psikopatin rama .Hajdeni po ju a mban ore rrugacer po na sulmuan do therase prap policine qasuni po jua mbajti .Rama do na mbroje ne se ne i kemi premtuar se ai do ta mbaje pushtetin deri me 30 si na e ka thene boterishte ndersa ne do kemi partine godinen dhe 49 perqind te te gjitha bizneseve.

  6. Për të siguruar “vazhdimësinë” e vet dhunoi zgjedhjet e majit 1996 dhe e çoi Shqipërinë në kaos, gati në konflikte civile në janar-mars 1997 dhe pushtoi institucionet qendrore në shtator 1998. Populli ia hoqi të drejtën e “projektuesit dhe ndërtuesit”, por ai mbeti “drejtor i studios PD” dhe me vetëm 41% të votave u kthye në krye të vendit në 2005 pasi “studioja tjetër politike PS” ishte ndarë në dy pjesë për “ideale”.

  7. Nuk ka rëndësi se a është dorëhequr apo është hequr Z.Rushaj nga posti i drejtuesit të grupit parlamentar të PD.
    Fakt është se ai ishte personi më pak i ndjeshëm në angazhimin opozitar të PD,

    Zotëria mund të jetë një njeri i ndershëm e me formim intelektual, por i mungon aftësia e komunikimit, gjë e domosdoshme për një lider politik.
    Në parlament ai për kohën sa ishte deputet e kryetar grupi parlamentar të partisë më të madhe shqiptare të djathtë, ishte zëri më pak i dëgjuar.
    Nuk ka sepse të komentohet se është apo nuk është kritik i Bashës apo i Berishës, pasi ai publikisht nuk është deklaruar asnjëherë me qëndrime të kjarta politike.
    Gjekamarkaj, p.sh. nuk ka munguar që të bëjë kritika ndaj liderit aktual të PD, Z.Basha, por kjo nuk e pengoi Bashën që të miratojë përzgjedhjen e tij si nënkryetar të partisë e nënkryetar të parlamentit.
    Keni dëgjuar që ndonjë nga mbështetësit e deklaruar të Berishës të bëjë publikisht, qoftë edhe ndonjë vrejtje të vogël për te ?
    Asnjë, e ky është tregues që Berisha nuk e pranon mendimin ndryshe.
    Ndryshe nga konsideratat e Lapsit që në “grupin e Bashës” të gjithë janë “kukulla”, që në kuvendin e 18 dhjetorit, në paraqitjet publike mediatike e në mbledhjet e formacionit politik aktual, ndonëse ndaj Berishës kanë kritika konkrete të shumta për manierat e tij autoritariste të drejtimit, në kryesinë aktuale ka kritika edhe për liderin Basha..
    Kam përshtypjen se z.Rushaj ishte një përzgjedhje jo fort e goditur e PD, e kjo jo për arsye negativiteti, por aftësishë.
    Z. Alibeaj, një politikan relativisht i ri, i ardhur nga shtresa e të persekutuarve politikë nga diktatura enveriste, është një politikan e jurist i aftë, që ju bie gjërave në kokë e nuk meret me sofizma fillozofike. apo të qëndrojë si skuth në heshtje.
    E pra nuk mund të jesh njëkohësisht edhe “skifter”, edhe “kukëll”” siç i cilëson Lapsi mbështetësit e Bashës.
    Krahaso retorikën anemike e primitive të gjeneralit të Berishës, Nokës apo të Vokshit, me nivelin intelektual e kjartësinë e mendimit të Alibeajt, Gjekmarkajt, Tabakut, Dumës etj.
    Një kontrast i dukshëm

    1. Vdekshin të korruptuarit, parrazitët, idiotët dhe neokomunistët. thotë:

      Ti qenke kar me shkollë, pra më i lig se ato sufllqet se ti paguhesh më shumë me taksat tona për tu hedhë sy njerëzve. të lavdërosh alibeajn e gjekmarkajn është kulmi dy servilë pushteti.

      Rrushaj është person i ndershëm.

      1. Pikërisht se ka mbështetjen e injorantëve si ti, që kanë mendësi kritmiale e kërkojnë vdekjen e atyre që mendojnë ndryshe, Berisha është tashmë një personazh i vdekur politikisht.
        Në Europën perëndimore demokratike ku jetoj që prej 30 vitesh, nuk kam dëgjuar ndonjëherë që në media të dalë dikush e të kërkojë vdekjen e të tjerëve, qofshin këta neokomunistë apo neonazistë.
        Dënimin me vdekje në vendet demokratike të BE, por edhe në Shqipëri e ka të ndaluar ta japë drejtësia, edhe për vrasësit . e jo më për ata që mendojnë ndryshe që ti me injorancën tënde kafshërore i quan, të korruptuar, parazitë e idiotë.
        Kjo mënyrë e të menduarit tënd, që kërkon vdekjen e atyre që mendojnë ndryshe nga ty, e ka bazën mesa duket ngaqë i takon ndonjë familje komuniste apo sigurimse, pasi ata masakruan shumicën e popullit shqiptar me vrasje, burgime e internime vetëm kur shprehnin mendimin e tyre të lirë.
        Ti me këtë mendje idiote e kriminale, po të ishe futur në selinë e Partisë demokratike në 8 janar, ndryshe nga çfar ka gënjyer Berisha për “protestë paqësore”, me siguri që do të vrisje cilindo që mendon ndryshe nga Enveri tënd.
        Këtu ku jetoj unë, nëse në ndonjë media dikush do të komentonte me thirrje të tilla kriminale për vrasje, drejtësia do ta mbyllte gazetën apo portalin .

        1. Vdekshin parrazitët, të korruptuarit, idiotët dhe neokomunistët. thotë:

          O idiot nuk kam KËRKUA vdekjen e ndokujt në komentet e mia, e sidomos të atyre që MENDOJNË NDRYSHE,
          Por, meqënëse idiotët janë shtuar shumë, të korruptuarit edhe më shumë se neokomunistët, PARRAZITËT PO SE PO, më ka mbetur vetëm të uroj të vdesin gjithë skota e plehrave që e shkatëruan Shqipërinë e shqiptarin nga 1945 deri më sot.
          ti idiot, mund të mos kesh qenë sigurims apo komunist, por ata që kanë qenë të kanë lënë idiot të vërtetë, saqë jo 30 vjet të bësh në emigracion, por edhe 100 mbetesh idiot.
          Kërkojua pronarëve të portalit të mos ma pranojnë emrin që kam.

          1. Ke dëgjuar ti tru peshk që në këto 30 vite ndonjë ish i persekutuar të vrasë ndonjë nga ish persekutorët e tij komunistë ?
            Tragjikisht nga familjet e elitës së dikurëshme patriotike e intelektuale, në vitin 1990 , pati fare pak të shkolluar, pasi familjet e tyre kush mbeti gjallë u degëndisën nëpër fshatra të internuar duke punuar si kafshë e pa të drejtë arsimimi.

            Ama asnjeri prej tyre nukka vrarë ish kriminelët apo të ketë dalë e të kërkojë publikisht vdekjen e tyre, por vetëm ka kërkuar drejtësi nga gjykatat..
            Ti kërkon vdekjen e “parazitëve, të korruptuarve e idiotëve”, po vetë je një injorant e me mendësi kriminale.
            A mund të përcaktojë një idiot e injorant se kush janë parazitët, të korruptuarit e idiotët ?

  8. Kontrasti i mënyrës së komunikimit publik, është akoma më i ndjeshëm midis liderit historik të PD, z.Berisha e liderit të ri me formim perëndimor , z.Basha.
    Nuk gjen në retorikën e z.Basha , fjali të lëna përgjysëm, epitete ofenduese për kundërshtarët politikë, e fraza arkaike si : “dëgjoni se çfarë do ju them unë juve”, “unë do jem i sinqertë me ju” apo kur flet për vete duke përmendur emrin e tij “Sali Berisha”
    Në fjalimet kritike të Bashës ndaj Ramës, ai nuk përdor epitete ofenduese të Berishës si “kreu i Meduzës” e nofka të tjera siç bën edhe Rama për te.
    Ai flet kjartë me fakte për veprimet korruptive të qeverisë Rama.
    Komentohet në disa media, se Rama ka frikë nga Berisha, e se gjoja Bashën e ka “në dorë”
    Është një mendësi intriguese e djallëzuar që është përhapur me sukses prej vetë Ramës, por në fakt është e kundërta.
    Rama i druhet ngjitjes së Bashës e jo Berishës.
    Berisha për Ramën, veçanërisht pas “nongrata” të SHBA, është në politikë një kartë e djegur përfundimisht..
    Është kjo arsyeja që në diktatin e tij disa media i dalin Berishës në mbështetje, me shpresën që PD të shkatërohet nëse Berisha rivjen në krye të PD.
    Përse mediat pranë Ramës e lënë në heshtje deklaratën e DASH se qeveria amerikane mbështet z.Basha ?
    Mos haroni deklaratën e ish ambasadorit Arvizu që e konsideroi Bashën një “yll në ngritje të politikës shqiptare”

      1. Po i lemë “zagarët” mënjanë se është subjektive të përcaktosh se kush janë të tillë.
        Po përmend dy televizionet më të mëdha të vendit, Klan e Top Channel që haptazi mbështesin më së shumti Ramën.
        Në të dy këto televizione të kontrolluara nga Rama, mbështetet më shumë Berisha.
        Në Kjon , haptazi Fevziu mbështet Ramën e Berishën.
        Në T.CH., Eni Vasili thërret Kreshnik Spahiun si jurist “kompetent” permanent, që edhe ai mbështet Ramën e Berishën

  9. Enkelejd Alibeaj jurist i perket shtreses se persekutuarve. Politikan i qarte e i pa akuzuar kurre.
    Eshte nder per demokratet ta kene kryetar Grupi te deputeteve Enkelejd Alibeajn, jurist qe i perket shtreses se persekutuarve, krejt i qarte e i pa akuzuar kurre…
    …se boll me Paloqe thuthuqet, Tit Patoz karagjozet e Bamke Topkat njeri me mut se tjetri qe u vuri kryetar Grupi parlamentar Sali Berisha

  10. Zagaret e rames mbeshtetin bashen?! ‘”‘;;;::Keta ishin me ramen mbeshtesin bashen: baze,ngjela, mucnano,batoni,cupi, vangjeli,gjikondi,luarasi,ajo ekstremistja anti pd e emisjonit breking qe ngjelen e ka cdo dite dhe 90 perqind e atyre qe fton ne emisjon,sa dalin e dine te gjithe ca vjellin ca do thone pa folur fare.Zgare te pacip si keta ka me qillo mijra shqiperia po egzemplare si keta larte ky planet rralle ka.

  11. pas pezullimit nga PD, filloi maratonën për të rimarrë këtë forcë politike, është padyshim ish-kryeministri Berisha. Në çdo rast, ai ripërsërit se orvatjet e tij, që nga foltoret deri te roli i organizatorit në ‘protestën paqesore’ për të marrë selinë e SHQUP-it me armë mesjetare si dashi, ishin për të shpëtuar demokratët e Shqipërinë nga kryetari që ai vetë rriti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *