• |
ide | kryesore

Kush është oligarku që fshihet pas tre kullave mbi selinë e PD

-Instant, Arkiva, Kryesore



A do të ndërtohen tre grataçiela gjigande aty ku është sot selia e PD-së? Kjo pyetje që qarkullon prej disa ditësh në mediat shqiptare, ka nxjerrë në shesh disa të vërteta, por njëkohësisht po mbron me fanatizëm edhe disa sekrete të ruajtura hermetikisht.

Nëse si zakonisht palët po fajësojnë njëra-tjetën për këtë mega aferë, nëse ato po e përdorin atë për të përbaltur kundërshtarin, ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtij mega projekti që mendohet të shkojë rreth 100 milionë euro.

Në fakt, e gjitha nisi pak ditë pasi mbështetësit e Berishës dështuan të marrin me forcë selinë e PD-së, në protestën e 8 janarit. Ideja e parë që u krijua në publik ishte se Basha po e blindonte dhe ruante godinën duke e parë atë si çdo mall tjetër opozitar që ai ishte i gatshëm ta shiste dhe ta bline.

Nisur nga kjo, dyshimet që u parhapën qenë se lajmi ishte nxjerrë nga njerëzit e Berishës sepse politikisht i interesonte atij. Dyshimi i vetëm qe, nëse lideri historik i PD-së, po shfrytëzonte një lajm të vërtetë për të njollosur edhe më tej dalin e tij plangprishës, apo thjeshtë ai po bënte diversion, duke shpikur një akuzë të paqenë.

Fillimisht ky version i dytë u bë më i pranueshëm kur disa media pranë Bashës shkruan se të vetmen kullë në atë zonë e kishte miratuar Berisha, bashkë me xhaminë, kur ishte kryeministër, në vitin 2013.

Por Sali Berisha e shfryu menjëherë tollumbacen në një prononcim të drejtëpërdrejtë. “Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkojne te pergenjeshtojë lajmin e botuar për një kompleks gjigand e luksoz kullash, i cili e zhduk selinë e PD nga aty ku ndodhet, duke thënë se ai projekt është firmosur nga unë në 2013. Projekti që unë kam firmosur është ai i Xhamisë së Madhe, fillimi i punimeve të së cilës u inaugurua në atë kohë në prani të qindra besimtarëve dhe nuk prekte selinë dhe as oborrin e PD. Projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD, sepse do ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP”, tha ai.

Menjëherë sapo u fashit ky version i parë disa deputetë e kanë pyetur Lulzim Bashën se ç’qëndrim duhet të mbanin nëse pyeteshin për këtë aferë. Lapsi.al ka mësuar se ai i është përgjigjur se ka dëgjuar për këtë projekt nga familjarë të Berishës, që ishin të lidhur me disa pronarë të familjes Toptani me banim në SHBA, por ndonëse ata ishin të interesuar, ai vetë, Basha pra, qe kundër zhdukjes së selisë së PD-së.

Por e çuditshmja qe se ndryshe nga ky qëndrimi dhënë privatisht, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi dha një version të ri të enjten në “Opinion”. Ai mohoi që kupola e partisë të kishte djeni për atë që mbahej e mbyllur në sirtaret e Erion Veliajt. “Do të duhet të pyesni Veliajn dhe Sali Bershën. Unë kam zero informacione rreth këtij projekti”-tha Bardhi.

Pra që këtu lindën dyshimet e para: sa të vërtetë dinin Berisha, Basha, Bardhi apo sa pjesë të saj ata po i thoshin publikut?

Situata u bë edhe me e ndërlikuar kur Bashkia e Tiranës këmbënguli të konfirmojë zyrtarisht se ajo e kishte marrë nga pronarët një projekt të tillë, për të cilin ishin paguar mbi një milion euro dhe kostoja e ndërtimit të të cilit ishte 100 fish më shumë.

“Bashkia të gjitha lejet i merr në shqyrtim të një procesi në ligj dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit. Standard i aplikueshëm për çdo qytetar të vendit.
Kjo nuk mund të ndalojë çdo njeri që ka një ëndërr, vizion, që të sjellë një propozim në bashki. Kjo s’ka të bëjë nëse Bashkia e shqyrton apo jo. Bashkia vepron sipas planit urbanistik. Ajo është zonë e destinuar si zonë institucionale.
Prej 2013 është pronë e PD, i është kaluar në administrim dhe është pasqyruar në planin urbanistik si zonë me institucione. Por kjo nuk ndalon askënd që të ketë ëndrrat e tij.
Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit”, përsëriti në disa televizione me radhë zv kryetari i bashkisë Arbi Mazniku.

Kjo dalje plot angazhim dhe “transparencë” i shtoi më tepër dyshimet. Pse po lumturohej numri 2 i Veliajt ta ndante këtë informacion me publikun? Për ta degraduar edhe më një PD të telendisur politikisht duke e paraqitur si një parti të aftë të nxjerrë në pazar edhe shtëpinë e saj? Apo mos vallë për ti vënë drejtuesit e PD-së përballë presionit të investitorëve që kërkojnë të ndërtojnë me çdo kusht? Apo mos vallë për të paraqitur alibinë se në Bashki projektin e kanë dorëzuar pronarët?

Nga një investigim i shpejtë i Lapsi. al rezulton se pronarët që pretendojnë atë truall nuk kanë aktualisht kapacitetin financiar për të porositur dhe paguar një projekt mbi një milionë euro. Kjo do të thotë se pas tyre fshihet një investitor i fuqishëm jo vetëm në para por edhe një oligark me lidhje dhe ndikim në të dy krahët e politikës.

Pra dikush, që ende nuk e njohim, ka paguar projektin. Por a do i shpenzonte ai mbi 1 milionë euro nëse nuk do kishte marrë një garanci nga Edi Rama? A do hidhej ai në këtë aventurë, nëse në kupolën e PD-së, nuk do i kishin premtuar se kjo parti qe e gatshme të prishte kontratën 99 vjeçare me shtetin dhe ta kthente tokën poshtë selisë në një truall ndërtimi për tre kullat?

Pakti mund të ketë qenë i thjeshtë. Rama mund ta ketë miratuar gojarisht projektin (duke zgjedhur sipas zakonit edhe studion arkitekturore), me kushtin që me të të bjerë dakord edhe PD-ja. Për PD-në alibia e servirur ka qenë e gatshme: “Ju jeni një parti që mbroni të drejtat e pronarëve dhe s’mund të bëheni pengesë që ata të zhvillojnë pronë e tyre”. Njësoj si me skemën e kompanisë Fusha me teatrin, kur kullat të ndërtohen PD-së mund ti jenë premtuar mjedise të bollshme dhe moderne brenda tyre.

Por, që kjo hipotezë të vërtetohet, që të kuptohet më shumë, duhet identifikuar emri misterioz i oligarkut që qëndron pas saj. Edhe Berisha, edhe Mazniku edhe Basha dhe Bardhi sillen sikur nuk e njohin atë që në fakt ka paguar paratë dhe luan fijet e këtij projekti. Publikut i hidhen copëza të vërtetash, që shërbëjnë vetëm për përbaltjen politike të palëve me njëra -tjetrën, por në fakt i fshihet elementi i interesit financiar, që mund t’i bashkojë të gjithë rreth vetes.

©Lapsi.al

 



21 Comments

  1. Nga ato qe thote Berisha, 2 gjera nxjerrin zbuluar perfundimisht propaganden e PD gjate ketyre viteve:
    1. Qe dhe PD paska pasur media te blera e jo sic na eshte propaganduar deri tani qe mediat i ka Rama.
    2. Qe PD qenka e lidhur me mafjen e ndertimit, se kishim degjuar qe vetem dyshja Rama-Veliaj benin kullat ne Tirane per interes te oligarkeve, tani po kuptojme qe po te njejten gje benka dhe PD.
    Vazhdo Berishe sa me shume kshu, nxirr te palara te tjera

    1. Nje shkrim pacavure as vete ai salih Ui nuk do ta kishte shkruar e ka firmosur vete tre muaj para se te largohej nga kryeministria nuk jemi budallej,projekti qe salihu ka firmosur ishte xhami + kulla,rama e anulloje,tani salih Ui e nxjerr per terheqje vemendje nga turpi qe mori ne protesten e tij me 573 shpellkare

      1. Shpellar ke ngelur ti ne mendesi, qe nuk i hap syte te shohesh se si ta kane katandisur e po ta denigrojne qytetin cdo dite.
        Hap syte e vlereso se cfare ndodh perreth teje. Bej pyetje vetes dhe pergjigju me sinqeritet!
        Sa investime te huaja kane ardhur keto 10 vitet e fundit?
        Kush i ka penguar?
        Kujt i sherben perqendrimi i kapitalit ne pak duar, si behet me ligjet e investitoreve strategjike, korporata investimeve (kooperativa pronave tona), zaptimi dhe moszgjidhja e pronave?
        Kush ishin me te paguarit tek lista e pagave dhe kush i paguan ato?
        Cfare opozite ka bere Basha keto vite, e ka vene qeverine ne presion, a ka shprese tek opozita, a ka luftuar oligarkine, a ka punuar ne interesin tend dhe te tjereve perreth teje?
        Vegjetim dhe pazare, nese nuk jane keto atehere eshte thjesht deficent dhe duhet te ike nje ore e me pare.

    2. Jo rastesisht zhvillohen paralelisht proceset e korruptuara te inecatoreve, portit te Durresit dhe luftes per te mbajtur ne krye te PD te Bashes, mbeshtetur nga zyrtare me interesa te korruptuara te SHBA. Pasiqe jo vetem qe kullat do te ndertohen dhe ka nevoje per disa firma, nga Rama tek Basha por duhet dhe financimi! Po te investigoni do te gjeni nje rast te paster kapje shteti dhe pastrim parash: sapo Rama te disbursoje qindra milone euro per llogari te kunatit te Bashes dhe “ortakeve” te tjere, ka per te filluar ndertimi i kompleksit. Thjesht, prona qe eshte e shtetit do jepet tek gjoja ish pronaret. Leket per ndertim (1miliard euro) do dalin prape nga taksat tona meqe kane lajmeruar kamzhikun tatimor tutje nga marsi. Me me bukur ska! Pa nxjerre asnje lek nga xhepi i tyre! Sigurisht, SPAK eshte ne drejtim te paditur. Ndersa media, vecanerisht zagari nr.1 i Rames Bollino, tashme qe e mesuam dhe me prova se merrte miliona nga Inecatoret, do ta keni non stop duke lehur me zagaret e tjere per te bere zhurme dhe na trefuar ujkun qe hante keca 15 vite me pare (Berishen) ne menyre qe organizata e Cakejeve (Rama&Co) te beje kerrdine, edhe kocken me gjithe palce te na e perlaje. Ndaj o popull pergatituni qe cleke e pasuri te keni ka per tu vajtur per lesh.

    3. o lapsi pike leshi, po pse bohesh kaq langaraq o bushat, o shkullak, pse boheni kaq zdromsa 🙂
      ju e dini shume mire qe ai projekt eshte bo ne kohen kur sala ishte kryeminister…
      po keni ndonje pike fije dinjiteti mashkullor o bythqima

  2. Kam përshtypjen se ashtu siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, ky “skandal” po i hidhet tregut mediatik për të mbuluar dështimin e “revoluciont” të Berishës për të pushtuar “Bastijën”, godinën e SHQUP-it që i takon ta ketë në administrim për 99 vite Partia demokratike.
    “Hipotezat” hidhen për të përhapur dyshimin se Basha paska qenë i lidhur me Lal Plehun, për këtë projekt të fshehtë e ndërkaq aludohet se strumbullar i kësaj gialoje, është oligarku Fusha, duke përhapur thashethemen se Basha paskej qenë i lidhur me te, po aq sa Rama e Lali.
    Që kësij “hipotezash” fakenews ju besojnë turmat naive, kjo u provua me akuzat që ju bënë Bashës në foltore, të huazuara nga Taulant Balla e Erion Veliaj, për çështjen Muzin apo paratë e Toiota Yaris dhe të 5 vilave që zotërokërka Basha e që nuk u vërtetuan asnjëherë.
    Në zgjedhjet e qershorit në Partinë demokratike, përveç 80 mijë votave që mori Basha nga të gjithë antarët e krerët e PD, përfshirë Berishën, si ka mundësi që të mos ti dinin këto afera korruptive të Lul pengut ?
    Kulmi i gënjeshtrës , për ta diskretituar Bashën, ishte akuza e ndjeshme për SHBA e BE, se ai qenka i lidhur me “grupe terroriste islamike” të ardhura nga Kosova apo Maqedonia e veriut, për të mbrojtur selinë e Partisë demokratike.
    E pra për Bashën kishte ngelur pa u shpikur edhe kjo akuzë monstruoze, bashkëpunimi i tij me “terrorizmin fundamentalist islamik”.
    A thua paskan qenë kaq “idiotë” 80 mijë antarë e funksionarë të PD, që ndonëse e paskan ditur se Basha ka qenë strumbullari i krimit e korrupsionit, e rivotuan ate për ta zgjedhur kryetar të partisë ?

  3. Kam përshtypjen se ashtu siç ndodh gjithmonë në Shqipëri, ky “skandal” po i hidhet tregut mediatik për të mbuluar dështimin e “revoluciont” të Berishës për të pushtuar “Bastijën”, godinën e SHQUP-it që i takon ta ketë në administrim për 99 vite Partia demokratike.
    “Hipotezat” hidhen për të përhapur dyshimin se Basha paska qenë i lidhur me Lal Plehun, për këtë projekt të fshehtë e ndërkaq aludohet se strumbullar i kësaj gialoje, është oligarku Fusha, duke përhapur thashethemen se Basha paskej qenë i lidhur me te, po aq sa Rama e Lali.
    Që kësij “hipotezash” fakenews ju besojnë turmat naive, kjo u provua me akuzat që ju bënë Bashës në foltore, të huazuara nga Taulant Balla e Erion Veliaj, për çështjen Muzin apo paratë e Toiota Yaris dhe të 5 vilave që zotërokërka Basha e që nuk u vërtetuan asnjëherë.
    Në zgjedhjet e qershorit në Partinë demokratike, përveç 80 mijë votave që mori Basha nga të gjithë antarët e krerët e PD, përfshirë Berishën, si ka mundësi që të mos ti dinin këto afera korruptive të Lul pengut ?
    Kulmi i gënjeshtrës , për ta diskretituar Bashën, ishte akuza e ndjeshme për SHBA e BE, se ai qenka i lidhur me “grupe terroriste islamike” të ardhura nga Kosova apo Maqedonia e veriut, për të mbrojtur selinë e Partisë demokratike.
    E pra për Bashën kishte ngelur pa u shpikur edhe kjo akuzë monstruoze, bashkëpunimi i tij me “terrorizmin fundamentalist islamik”.
    A thua paskan qenë kaq “idiotë” 80 mijë antarë e funksionarë të PD, që ndonëse e paskan ditur se Basha ka qenë strumbullari i krimit e korrupsionit, e rivotuan ate për ta zgjedhur kryetar të partisë ?
    Ngado që ta kthesh, këto akuza qesharake që i bëhen Bashës, , autorët e tyre po vetëdemaskohen duke e paraqitur PD më të inkriminuar e korruptuar se “rimenderja”

  4. Ky shkrim hap nje dileme ne dukje.

    Skandali eshte aty por ka si qellim te beje pjese ne kete afere berishen?

    Apo te risjelle ne vemendje kurverimin e rradhes se bashes?

    Injoranca e paguar e rampjelljes eshte gati për sulm ndaj opozites dhe berishes.

    Afera ja ben mu, fakti eshte që kjo tregon ne mënyrë konstante se rama vetem vjedh dhe se luli është në tepsinë e ramës.

    Berisha kishte dalë mënjanë, këta e trazuan vetë. Sepse duhet avancuar goditja ndaj opozitës në funksion të qeverisjes abuzive për mandatin e rradhës.

    Ky fakt del sepse pas humbjes se partise, basha do rrijë në seli me dhunën e policisë së ramës.

    Dhe afera behet publike.

    Biznesmeni e paska bo qekur pazarin me lulin qe ka firmë vulë brava dhe selinë e blinduar

    Selia është një fakt më shumë për kurvërimin e Bashës

    A ka firmos basha?
    Kërkesa për leje nuk shkon në bashki dhe kkrt pa marreveshje me shkrim të bashës

    Biznesmeni po kërkon të bëjë biznes. Rama ja hap portën basha po ashtu 5 6 kokrra po ndertojnë fusha gecaj dulaku kastrati gener 2

    Berisha ka qëllim të përmbyllë ri themelimin e pd , dhe te fillojë lëvizjen për rrëzimin e qeverisë .
    Foltorja nuk ka si objektiv aferen për selinë, por do ta përdorë aferën për të diskretituar badhën dhe ata legenat që kujtojnë se do behen ministra ne qeverinë e përbashkët me ramën , presin noi kockë
    Kjo aferë doli mbi ujë sepse basha po përdoret në shkatërrim të pluralizmit.
    Ndryshimi i muajve të fundit i ka prish punë kësaj afere.
    Ekipi i ri drejtues nuk ka ndërmend për ta shit selinë për interesa meskine.
    Një parti serioze nuk lëviz selinë se i teket kryetarit

    Të tilla çështje janë periferike në këtë kauzë të opozitës sot.
    Banalizohet një opozitë me 600 mijë votues në çështje aferash ordinere.
    Aq shumë e ka ul rama bashën si pazarexhi të rëndomtë dhe do të ulë 600 mijë votues si pazarexhinj
    Këtë rama e bën mirë , poshtërimin e kundërshtarëve

  5. Ridhjerasit thone fajin e ka Saliu.—-Keta -GAZE–LOTSJELLSAT-thone pyesni Saliun.Nuk merret vesh nga keta -SKUTHAT-se c’behet.

    1. O Stalin,
      c’te duhet ty ridhjersat, GAZE-LOTSJELLSAT, SKUTHAT etj. Futi nje llape bythes Saliut dhe e ke kryer detyren tende ndaj atdheut.
      ps. Mos harro, te kame thene deri ne brezin e 7 i ke po shave.

    2. Kjo kembengulja per te mbajtur seline me cdo kusht nga rama basha bardhi +Zagaret analist pro rames papritur edhe me Ramen edhe me bashen mero llumi. Torre cupi .artur Zhejiang kol palla.tope cancel smund ti permend te gjith .skam koh do vete per sex

  6. E dëgjova të plotë deklaratën e Mazrekut apo të “zemrekut” të intrigave të bashkisë së Tiranës.
    Nuk skjaroi absolutisht asgjë lidhur me këtë projekt të fshehtë, po me djallëzi u përpoq ta hidhte gurin e fajësisë si tek Berisha, , edhe tek Basha, duke shfytëzuar sherrin që ka hapur në PD Berisha me mbështetësit e tij.

    1. Ben mire qe komenton neper portale o LULQIM BRAVA. Ky ne artikull eshte Mazniku ndersa Mazreku eshte prokurori qe te ka marre ne pyetje o palle. Te kane kapur ethet e prangave o LLULL.

  7. Mire keta qe nuk ja permendin emrin, po ndonje gazetar do dali ta permendi emrin?

    Flisni me nenkuptime, a thu se gjithe shqiptaret jetojne ne rrethin e ngushte te lokaleve qe frekuentohen nga pseudoelita.

    Domethenia e selise eshte simbolike, vertete eshte toke pronaresh, por nuk do te thote se duhet tu jepet per kulle, ne kushte normale cdo toke e marre nga shteti per cfaredo arsye dëmshpërblehet me cmime tregu si dhe fitim te munguar per gjithe kohen qe nuk e kan shfrytzuar.

    Sesi mund ta shpjegojne me ekonomi tregu faktin sesi Shqipëria po zbrazet nga popullsia dhe mbushet me kulla njekohesisht…..

  8. Per aq sa eshte hedhur ne publik dhe per aq sa eshte marre vesh, kjo eshte nje loje e trekendeshit te Bermudes RVB. Arsyetimi eshte shume i thjeshte. Le ta zeme se Berisha paska firmosur ne 2013 sic thote Basha, per ndertimin e disa kullave ne ate zone. Propozimi do duhej te shkonte nga kryetari i bashkise qe ne ate kohe ishte vete Basha. Pra Basha, ka marre propozimin dhe e ka derguar ne KKRT dhe sot nuk ditka gje. Se dyti SHQUP i ka kaluar PD diku nga vera e vitit 2013 nderkohe qeveria Berisha ishte qeveri ne detyre dhe çdo vendim qe mund te merrte, mund te rrezohej shume kollaj nga rilindja qe nderkohe i kishte fituar zgjedhjet. Por keto pretendime rrezohen nga projekti i cili eshte bere ne vitin 2018, kur Rama ishte ne qeverisje dhe kryetar bashkije ishte Veliaj, pra “dikush”, ka paguar 1,4 milione euro, sepse i paska dhene fjalen Berisha ne 2013, pra pese vite me pare, se do besh disa disa kulla aty. Kjo eshte me se e pabesueshme. Per aq sa eshte marre vesh, kjo lidhja me Berishen eshte nje nga genjeshtrat e zakonshme te Bashes dhe lenja ne dore e çdo pushteti Rames nga Basha, duket se e ka qellimin tek ndertimet e shumta qe po behen ne Tirane. Ne fund nje keshille per lapsi.al, nese doni te merrni vesh se kush eshte oligarku, mjafton te investigoni se nga kush i ka marre Basha vilat qe ka ne pronesi. Ka shume mundesi qe lepuri te fleje aty

  9. Shumë njerëz nuk janë çuditur nga kjo që i ndodhi. E prisnin, e njihnin, ishte çështje kohe, ia dinin “sëmundjen” e pashërueshme, aq më tepër pas “damkës” amerikane. Dhe kjo “vdekje” më në fund erdhi me sulmin mbi “Bastijën” e partisë së vet, një rast unikal ky në historinë botërore. Pra, lamtumirë, plaku Mere!

    1. Motrat kushurirat gruan gjyshen Hallen uroj tjua hipin kina India Pakistani Brazilian qe tani po ti sjell rama ca bagladesh ca taleban

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *