• |
ide | kryesore

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për referendumin serb

-Instant, Lajme, Të fundit



Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot orën 14:00 në një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Kosovës. Diskutimi ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi këtë çështje.

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, si dhe kryeministri Albin Kurti dolën me deklaratë të përbashkët pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e BE-së, duke theksuar edhe një herë kundërshtimin e tyre për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Në deklaratë thuhet se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.



1 Comment

  1. Politikat e coptimit me kontrat 100 vjecare.dhe paraleli ture minoritetet te drejtat e tyre tani jan ne fundin e vet bota nuk mund te mbaj ligje perhater te serbeve grekeve maqedonasve malazezeve kunder shqiptareve.per asimilimin e tyre.nje ligj ka kudo te pranuar mbi lirit dhe te drejtat njerzore.dhe keto respektohen kudo ketu sduhet lejuar te futen politikat.e interesit.te gjith pushtuesit e trojeve shqiptare asaj kontrate i erdhi fundi.dhe territoret i perkasiin shqiptareve.per administrim pavarsisht popullsis ne te.cilat jan te drejtat e asaj popullsije.aty me te drejt haku ashtu sic respektohen lirit dhe te drejtat kudo per migracionin.por me pushtuesit ndryshon ky raport se nuk kan cdemtuar historin .plus duhet diskutohet sjelljA e tyre a paraqiten si nje grup migrantesh qe duan te jetojne dhe i kontribojn jetes se perbashket apo nje grup terroristesh qe kerkojn te grAbisin shqiptaret si pergjat historis.ku nese paraqiten si pushtues nxirren nga trojet tona qofte edhe me forc e nese paraqiten si njerez trajtohen si njerez.tashme historija koha zhvillimet jan ne krah te shqiptareve .dhe ska fuqi me qe mund tua grabis apo dhunojne te drejtat qe Vet Zoti i dha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *