• |
ide | kryesore

Pas pakënaqësisë së Dybala me Juventus, qendron… Inter: zikaltrit kanë gati planin për ta marrë në San Siro

-Instant, Sport



Një lajm i bujshëm merkato e zbuluar nga La Gazzetta dello Sport, por që mund të lëkundë pozitat e merkatos së dy klubeve rivale në Serie A: Interi po përgatit sulmin për të marrë Paulo Dybalan, duke përfituar që argjentinasi nuk e ndjen më besimin e Juventusit te ai dhe nuk dëshiron të rinovojë më kontratën e tij që skadon në fund të sezonit me bardhezinjtë. Beppe Marotta, që e ka pasur gjithnjë të preferuar Joyan, tashmë ka gati një ofertë për ta bindur atë dhe largimet e Vidal dhe Vecino do të siguronin burimet e nevojshme për të përmbushur kërkesat e argjentinasit.

Pasi mori Calhanoglun nga Milani me parametër zero verën e kaluar, CEO i zikaltërve ëndërron pengesën e radhës ndaj ish-klubit të tij. Marotta është ende shumë i informuar për situatën rreth Dybalas dhe që në tetorin e kaluar, kur rinovimi mes Joyas dhe bardhezinjve dukej se kishte përfunduar, ai deklaroi në Festivalin e Sportit: “Edhe sot nuk ka nënshkruar me Juventusin…” .
E parë në këtë këndvështrim ai i zikaltërve nuk është një veprim shqetësues në negociatat për rinovimin mes Juventusit dhe sulmuesit të tij, por një ide konkrete e lindur shumë kohë më parë. Një ide që megjithatë mund të bëhet projekt vetëm nga shkurti, pasi deri në fund të merkatos së dimrit – shkruan Gazzeta – Dybala do t’i japë përparësi Juventusit.

Nga ana e tij, megjithatë, lojtari është i pakënaqur me deklaratat e fundit të Arrivabene dhe nuk e kupton prapaktheun e drejtuesve të tij, të cilët tani duan të ridiskutojnë kushtet e një marrëveshjeje që në fakt ishte arritur. La Joya reflekton dhe ndërkohë shikon përreth, në dritare janë edhe Barcelona dhe Tottenhami i Antonio Contes, i cili e njeh shumë mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *