• |
ide | kryesore

Plan për të ekzekutuar Bashën? Berisha: Do ta nxirrnim butësisht pa i cënuar asnjë fije floku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sërish protestës së tij të dhunshme të 8 janarit kur u sulmua Partia Demokratike. I pyetur se a kishte një plan për ekzekutimin e Lulzim Bashës, Berisha u përgjigj se ai do ta nxirrte butësisht kryedemokratin Basha nga zyra e tij, pa i prekur një fije floku, siç tha Berisha.berisha 8 janar Megjithatë, Berisha vuri në dukje se ai kishte deklaruar edhe para protestës së 8 janarit se dyert e Partisë Demokratike do të hapeshin dhe dyert sipas tij, nuk hapen me duar por me mjetet që u përdorën.

Biseda në Nova Media:

Pyetje: A kishit në plan ju që në 8 janar t’i merrnit jetën Lulzim Bashës? Sepse hidhen teza që Lulzim Bashës i rrezikohej jeta, i bënë demokratët sikur vajtën për të vrarë Lulzim Bashën. A kishit plani ju zotëri për të ekzekutuar Lulzim Bashën, ky ishte plani juaj?

Berisha: Në mënyrë absolute kishte vetëm këto pika; së pari, hapja e dyerve të blinduarave dhe heqja e blindave nga shtëpia jonë, së dyti, nxjerrja e vrasësve dhe banditëve nga shtëpia jonë sepse ajo është shtëpia e demokratëve, është shtëpia e lirisë. Së treti siç kam theksuar nxjerrja butësisht pa cenuar asnjë fije floku, të Lulzim Bravës nga zyra e kryetarit pasi ai ishte i shkarkuar nga 4446 delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe 44 mijë anëtarë në referendumin e 18 dhjetorit. Për dijeni Lulzim Basha dhe disa nga ata që ishin brenda i kishin të gjitha autoveturat në oborr dhe veturat e tyre nuk i ka prekur njeri dhe nuk ka një gërvishtje në to. Në të gjithë atë protestë jo Lulzim Brava, por asnjë polic ndonëse u vërsulën shtazërisht mbi protestuesit, nuk është gërvishtur, nuk është plagosur në atë protestë. Unë shpalla një protestë paqësore dhe ajo ishte protestë paqësore. Po shpalla se dyert do hapen dhe dyert nuk hapen me duar. Në të gjithë botën hapja e dyerve të shtëpisë bëhet me mjete te caktuara kur mbyllen.



7 Comments

  1. Për të siguruar “vazhdimësinë” e vet dhunoi zgjedhjet e majit 1996 dhe e çoi Shqipërinë në kaos, gati në konflikte civile në janar-mars 1997 dhe pushtoi institucionet qendrore në shtator 1998. Populli ia hoqi të drejtën e “projektuesit dhe ndërtuesit”, por ai mbeti “drejtor i studios PD” dhe me vetëm 41% të votave u kthye në krye të vendit në 2005 pasi “studioja tjetër politike PS” ishte ndarë në dy pjesë për “ideale”.Ashtu si è nxorre Olldashin butesisht me kafken e coptuar kete do beje o krimineli serb salih karaxhic berisha

  2. Nuk eshte cudi te kete pasur plan per te ekzekutuar Berishen. Mes asaj amullie, gazit e tymit nuk ishte e veshtire me i fsheh gjurmet. Ne ndryshim nga Rama ne 21 janar Berisha ishte i ekspozuar + Basha e kercenoi haptas para 1 muaji kur i permendi 21 janarin+ selia ishte e mbushur me paramilitare a mercenare. Nese konflikti do thellohej vrasja e Berishes do ishte ngjarje shume me e sigurte se e Bashes qe mbrohet nga garda dhe ishte ne pozicion shume me te mire mbrojtes.

  3. Sali Berisha ka treguar qe eshte nje kriminel vrases dhe shkoi aty per ta ekzekutuar Lylzim Bashen Te gjithe kriminelet e Berishes qene armatosur me bishta kazme ,thika,qysqi,leva etj etj Nderhyrja e policise dhe paralajmerimi i zonjes Yuri Kim e ndaloi gjakderdhjen po kjo nuk do te thote qe Sali Berisha ne te ardhmen nuk do vrasi prap si ne 21 janar Malokun e therret gjaku serb qe ai ka

  4. “Në mënyrën më absolute” nëse një grup politik në vëndet demokratike, bën një demostratë apo protestë, e nëse një grup tjetër i kundërvihet në antidemostratë, do të ketë se sbën dhunë e kjo është arsyeja që në këto përplasje, ndërhyn gjithmonë me shpejtësi policia e shtetit.
    “Në mënyrën më absolute” nëse turmat manipulohen nga ndonjë lider i pa përgjegjshëm duke nxitur urrejtjen ndaj atij që mendon ndryshe, këto turma do të shkaktojnë viktima nëse nuk ndërhyn policia.
    Këto janë për përplasjet midis partive të ndryshme që kanë kundërshti ideollogjike.
    Kurse rasti i Berishës është i pa precedentë në historinë e demokracisë.
    Asnjë lider i një partie në demokraci, nuk ka ndodhur që të ndërsejë me urrejtje një pjesë të partisë kundër pjesës tjetër të saj, e këtë veprim e ka bërë vetëm Berisha për interesat e tij personale, as për partinë e as për interesin e vëndit.
    Nuk ka pasur nëpër qytetet ku bënte “foltoret” e tij Berisha, antarë të PD që mbështesin Bashën ?
    Ka pasur me dhjetra mijëra, po Basha , një politikan me formim europerëndimor, nuk ndërmori asnjlherë kundërveprimin që do të shkaktonte pashmangshmërisht jo vetëm përçarje por edhe dhunë e sigurisht edhe viktima.
    Nuk paska demokratë shkodranë që nuk e honepsin Berishën e që Basha ti kundërvinte kundër tij ?
    Ka shumë prej tyre, dhe e kemi parë që në “foltoren”e parë një vajzë shkodrane emigrante që e akuzoi se nuk ka bërë asgjë për të përndjekurit politikë.
    Nuk është aspak e vërtetë se “foltoret” përfaqësonin vetëm mbështetës të Berishës..
    I kam ndjekur të gjitha “foltoret” e më ka rënë në sy që veç disa dallkaukëve që partinë e shohin vetëm si mjet përfitimi,pjesa tjetër , ish pronarë, ish të përndjekur politikë e të rij pa komplekse ja kanë përplasur Berishës pyetjen :
    “Nëse ju z.Berisha e paskeni ditur që Basha paskej qenë më i keqi i gjithë shqiptarëve, përse e keni mbështetur për 16 vite rrjesht e u kujtuat ta akuzonit vetëm në 9 shtatorin e vitit të kaluar ?”
    Në çdo foltore , Berisha kujtonte se mund ta kalonte këtë të vërtetë, me një autokritikë të stilit komunist, apo duke u shitur naiv se nuk e paskej njohur Bashën.
    Dëgjoj nga mediat shqiptare të thuhet se Berisha ka mbështetjen e shumicës së partisë demokratike.
    Paska shumicën se në foltoret kishte një grup 10-15 vetash të dirigjuar që rinte në fund të sallës në këmbë e thërriste :
    “O Sali o hero, gjithë partia ty të do” ????????????????
    Po a nuk ulërinin shqiptarët e goditur në tru nga propogandat komuniste : “Parti Enver, jemi gati kurdoherë” ?
    Nëse Shqipëria akoma pas 30 vitesh demokraci pluraliste paska një “shumicë” mjeranësh që adhurojnë kultin e individit , kjo jo që nuk duhet të na lumturojë, por të na neverisë e të na shqetësojë sikur të shohim lugatin që ngrihet nga vari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *