• |
ide | kryesore

Shtëpia e barit në Shkodër, lirohen nga burgu 5 punonjësit e OSHEE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për prokurorinë e Shkodrës, ndalimi i 5 punonjësve të OSHEE që u arrestuan si të dyshuar për shpërdorim detyre pas zbulimit të një “shtëpie bari” në Bërdicë të Shkodrës është i paligjshëm. Kështu pas disa orësh, 5 punonjësit e OSHEE janë lënë të lirë.

Kujtojmë se aksioni i policisë u organizua mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku u zbulua edhe laboratori i përshtatur me kushtet e nevojshme për kultivimin e kanabisit. Policia arrestoi 8 persona mes tyre edhe 5 punonjësit e OSHEE pasi u akuzuan fillimisht se nuk kishin konstatuar vjedhjen e energjisë që duhej për të përshtatur kushtet brenda laboratorit të drogës.

Punonjësit e OSHEE që u liruan janë Indrit Taraboshi, Pavlin Çarri, Agron Hoxha, Hektor Lami dhe Bledar Ahmeti.



1 Comment

  1. Drejtesi e korruptuar. Policia arreston, gjykata liron.

    Hajde komunizem hajde. Arrestohen njerezit pa lidhje me rastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *