• |
ide | kryesore

Video/ Magjia e De Bruyne thyen Chelsea: City arratiset +13 nga Blues të lënë në ‘baltë’ nga Lukaku

-Instant, F1, Sport, Video



Manchester City-Chelsea nuk i zhgënjen pritshmëritë: ndeshja e madhe mes kryesuesve të Premier League ofroi ekuilibër të madh dhe veprime kampionësh. E pikërisht një prej tyre vendosi sfidën e mban firmën e kapitenit të Citizens: Kevin De Bruyne. Belgu, ish-lojtar i Blues, 20 minuta nga fundi shënoi pas një aksioni personal një gol sa të bukur aq edhe të rëndësishëm. Tani, Guardiola dhe skuadra e tij shkëputen në +13 në krye të kampionatit.

Chelsea i Tuchel vizitoi Cityn e Guardiolës, në një përsëritje të finales së fundit të Champions League. Pep zgjodhi Foden si referencë të avancuar ndërsa trajneri gjerman u fokusua te Lukaku dhe la Jorginhon në stol, ashtu si Havertz që kishte vendosur atë ndeshje. Kryesuesit e nisën fuqishëm dhe bënë presion ndaj londinezëve, të cilët megjithatë u kompaktësuan dhe tentuan të dalin përpara me kundërsulme me Lukakun, që shpeshherë ishte i izoluar. Sulmuesi belg kishte shansin e parë të vërtetë: përfitoi nga një gabim i Stones, fluturoi drejt portës, por më pas i shërbeu Ziyech, në pozicion jashtë loje, me një impuls altruizmi të tepruar. Me kalimin e minutave, mbrojtjet dolën fituese ndaj sulmeve, ritmet e furishme të minutave të para ranë dhe rastet humbën. Në minutën e 39′, nga një gabim i Kovacevic lindi shansi më i mirë për skuadrën e Guardiolës: pasimi i kroatit u devijua nga De Bruyne e përfundoi te Grealish, goditja e të cilit u përplas me Kepan.

Pas pushimit, ndeshja ndoqi të njëjtin skenar, por u bë më kaotike. Dhe pas vetëm dy minutash, Lukaku e gjeti veten përballë Ederson: e majta e tij, sidoqoftë, u bllokua nga braziliani. Gabimet shumëfishohen e De Bruyne, në minutën e 70, me një veprim individual kaloi Kante dhe lëshoi një të djathtë kampioni. Është goli që vlen 1-0, duke vendosur ndeshjen dhe në të njëjtën kohë edhe kampionatin e Guardiolës, tani në +13 ndaj Chelsea dhe +14 ndaj Liverpool, i cili megjithatë ka dy ndeshje më pak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *