• |
ide | kryesore

Video/ Skënderbeu e Laçi ende në ‘festa’: korcarëve i anullohet goli, Josa me gjysëm ekipi të padisponueshëm

-Instant, Sport, Video



Vetëm pesë lojtarë në pankinë, gjysma e titullarëve të sëmurë e në fund pika e marrë në Korcë, që ndërpreu serinë e 5 fitoreve radhazi, nuk ngjan aq e vakët. Në Korcë, mes Skënderbeut e Lacit, në ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore për vitin 2022, ka përfunduar në një barazim pa emocione e pa gola, duke mos ndryshuar shumë gjëra në renditje për ekipet.

Josa u desh të riformatonte ekipin, edhe pse shpresoi deri mëngjesin e sotëm të merrte lajme të mira nga skuadra. Kjo situatë i penalizoi jo pak bardhezinjtë, ndërsa Memelli shfrytëzoi gjithcka mundi për të mos dalë i humbur e duke i cuar në tre rezultatet pozitive radhazi. Të dy skuadrat ishin më shumë të kujdesshme për të mos pësuar në këtë ndeshje të parë të vitit dhe kjo bëri që loja të ishte e luftuar në mesfushë, me shumë gabime sa i përket ndërtimit të aksioneve, duke prodhuar pak raste për t’u shënuar gjatë 90 minutave.

Laci ngjitet në 28 pikë, në kuotë të barabartë me Kukësin, që duhet ende të luajë të mërkurën me Dinamon. Po te kjo ndeshje i ka sytë edhe Skënderbeu, që për momentin është i shtati me 16 pikë, një më shumë se blutë, por ka keqardhjen për golin e anulluar Mensah në minutën e 10 të takimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *