• |
ide | kryesore

Video/ Spektakël i Lewandowskit, 23 gola në 19 ndeshje: Bayern kthehet +6 nga Dortmund

-Instant, Sport, Video



Bayern Mynih kryesues triumdoi 4-0 ndaj Këlnit dhe u rikthye në +6 ndaj Borussia Dortmund, pas javës së nëntëmbëdhjetë të Bundesligës. Është Lewandowski me një tregolësh fenomenal dhe Tolisso që i dhanë fitoren të besuarve të Nagelsmann, që ngrihen pas humbjes kundër Gladbach. Në ndeshjet e tjera, fitore për Leipzig të Domenico Tedescos 2-0 ndaj Stuttgart dhe për Union Berlin (2-1 në Hoffenheim), që futet në zonën e Champions League.

KOLN-BAYERN MUNICH 0-4
Borussia thirri dhe Bayern iu përgjigj duke u rikthyer në +6 ndaj verdhezinjve në vendin e parë të renditjes. Në transfertën e vështirë (të paktën në letër) kundër një Këlni që vinte nga tre fitore radhazi, ndërsa skuadra e Nagelsmann nga humbja në shtëpi kundër Gladbach, ishin Leëandoëski dhe Tolisso ata që nënshkruan dy herë mes minutës së 9 dhe 25. Vendasit reaguan dhe ngushtuan diferencën në minutën e 31 me Uth, por VAR u kujdes ta anulojë golin për pozicion jashtë loje. Pasi i shpëtuar rrezikut, bavarezët administruan avantazhin e dyfishtë dhe në fillimin e pjesës së dytë iu afruan trisit me Musialën që goditi shtyllën nga një pozicion i shkëlqyer. Është vetëm çështje kohe dhe një super Lewandowski mendoi ta mbyllë ndeshjen plotësisht: golat në minutat e 63 dhe 74 fiksuan tregolëshin e tij personal, duke e ngjitur në 23 gola në Bundesligë.

MAINZ-BOCHUM 1-0
Sfida në mes të tabelës i jep të drejtë Mainz, që shkëputet pikërisht nga Bochum, duke u ngritur pas dy humbjeve radhazi. Goli i St. Juste në fillimin e pjesës së dytë u mjaftoi të besuarve të Svensson, të cilët fillimisht falënderuan portierin Zentner, i cili u tregua shumë i aftë në neutralizimin e penalltisë së Bochum, të goditur nga Polter në minutën e 32’.

STUTTGART-LEIPZIG 0-2
Progresi pozitiv i Leipzig vazhdon nën drejtimin e ri të Domenico Tedescos dhe skuadra e Red Bull i afrohet zonës së Evropës. Moment i zi ndërkohë për Stuttgart në humbjen e tretë në katër të fundit dhe tani një hap larg rënies nga kategoria. Është Andrè Silva, me penallti, në minutën e 11, ai që zhbllokoi ndeshjen, më pas Nkunku mbylli llogarinë në minutën e 70 pas reagimit të ndrojtur të vendasve.

UNION BERLIN-HOFFENHEIM 2-1
Kërcen në vendin e tretë Union Berlin, me pikë të barabarta me Hoffenheim në kuotën e 31 pikëve, falë një fitore vendimtare në shtëpi me përmbysje. Në fakt, Hoffenheim kaloi në avantazh në minutën e 16 me autogolin e Baumgartl, por reagimi i Unionit ishte i menjëhershëm me golin e barazimit të Voglsammer në minutën e 22. Loja ishte e ekuilibruar, të dyja skuadrat po përjetojnë një moment të shkëlqyer forme dhe diferencën e bëri vetëm goli i Promel në minutën e 73, për t’i dhënë vendasve avantazhin përfundimtar.

WOLFSBURG-HERTA BERLIN 0-0
Pak emocione dhe zero gola në ndeshjen e fundit të klasifikimit mes dy emrave të rëndësishëm, por në pozita të vështira. Veçanërisht Wolfsburg vinte nga gjashtë humbje radhazi në kampionat dhe mori një pikë thelbësore për shpëtimin, duke arritur në 21 pikë. Skuadra tjetër e Berlinit, e cila po përjeton një moment të kundërt me kushërinjtë e tyre të Unionit, është në kuotën e 22 (vetëm tre pikë mbi zonën e rënies).

Germany Bundesliga
FC Cologne 0-4 Bayern Munich
Mainz 1-0 Bochum
Union Berlin 2-1 Hoffenheim
VfB Stuttgart 0-2 RB Leipzig
Wolfsburg 0-0 Hertha Berlin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *