• |
ide | kryesore

“Dhurata që kam marrë është që jam trajner i Partizanit”: ndryshim filozofie e debutim super për Mehmetin

-Instant, Sport



“Kam marrë dhuratën më të madhe që jam trajner i Partizanit”. Me këto fjalë Dritan Mehmeti ka përjashtuar kërkesat në merkato, për javët e mbetura të janarit, ndërsa i gëzohet rezultatit të marrë kundër Egnatias, pavarësisht se në pjesën e parë të tijtë lanë shumë për të dëshiruar: “E nisëm pjesën e parë të kujdesshëm, ndikoi dhe aspekti psikologjik. Lojtarët kishin humbur besimin. Kam ndryshuar edhe mënyrën dhe filozofinë si Partizani duhet të shprehet në fushë. Partizani do të jetë shumë agresiv dhe i vrullshëm. Skuadra duhet të jetë shumë më fluide në të dyja fazat e lojës dhe duhet të sillet si një”, tha tekniku.

Në lidhje me impaktin që ka patur në skuadër, Mehmeti ka sqaruar: “Unë e njoh skuadrën, jam i brendshëm, një pjesë të skuadrës ia njoh karakteristikat. Jam i familjes së kuqes, skuadra ka vuajtur në aspektin psikologjik, kam rritur entuziazmin dhe kam vlerësuar lojtarët. Është e rëndësishme ta duash klubin dhe të japësh maksimumin”. Tekniku ka bërë një vlerësim të shpejtë edhe për të ardhurit në skuadër në janar: “Duke pasur parasysh natyrën që unë kam, është e rëndësishme që lojtarët janë të barabartë, por kanë vlera të ndryshme. Kallaku dhe Bitri kanë vlera, i kanë dhënë provat. Por do ta bazojmë lojën te grupi dhe të shprehen individët. Gjithsecili të japë maksimumin për këtë fanellë dhe të bëjë diferencën. Një fitore nuk të nxjerr në ndryshim, dita ditës duhet të punojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *