• |
ide | kryesore

Kundërshtuan punonjësit e policisë dhe thyen rregullat e qarkullimit, prangosen 5 të rinj

Lajme, Të fundit



3 shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë në Lezhë.

Janë vënë në pranga Aleksandër Ndoci  35 vjeç, Alberto Ndoci 35 vjeç dhe Amarild Fizi 28 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.

Po ashtu janë vënë në pranga eedhe 2 shtetas të tjerë  njëri qarkullonte me automjet pa patente tjetri tej normave të shpejtësisë së lejuar.

 

 

DVP Lezhë

Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Vihen në pranga dhe 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. N., 35 vjeç, A. N., 35 vjeç dhe A. F., 28 vjeç, banues në Lezhë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Forcës “Shqiponja”, pasi kanë marrë masë administrative për pushimin e mjetit në rrugë, duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera.

Punonjësit e Policisë i kanë dhënë urdhër për lëvizjen e mjetit, por këta tre shtetas kanë kundërshtuar dhe kanë tentuar ta kthejnë mjetin në sensin e kundërt të lëvizjes, duke rrezikuar punonjësit e Policisë dhe mjetet e tjera.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Ll., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, në gjendje të dehur, në masën 1.37 mg/l.

Gjithashtu, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. N., 18 vjeç, banues në Rrëshen, pasi në qytet Rrëshen, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *