• |
ide | kryesore

Refuzohet apeli, Djokovic do të dëbohet nga Australia: “Respektoj vendimin”

-Instant, F1, Sport



Novak Djokovic nuk do të luajë në Australian Open. Në fakt, Gjykata Federale vendosi unanimisht anullimin e vizës së tij dhe për rrjedhojë dëbimin e serbit nga vendi. Tre gjyqtarët konfirmuan vendimin e marrë të premten nga ministri i imigracionit, që do të thotë se tenistit serb tani do të duhet të qëndrojë në paraburgim në Melburn deri në dëbimin e tij dhe për pasojë nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin e fituar një vit më parë në Australian Open. “E respektoj dënimin, i zhgënjyer por do të largohem nga vendi”, komentoi në të nxehtë Nole.

Në përgjithësi, një urdhër dëbimi përfshin gjithashtu një ndalim tre-vjeçar të kthimit në Australi. Kështu, u konfirmua arsyeja me të cilën ministri i kishte anuluar vizën sportistit të pavaksinuar kundër Covid-19, domethënë se prania e tij në territorin australian mund të ishte një rrezik për shëndetin dhe “respektimin e rendit” dhe “mund të ishte kundërproduktive ndaj përpjekjeve të vaksinimit për të tjerët në Australi.”

Vendin e Djokovic në Australian Open do të marrë italiani Salvatore Caruso, numri 150 në botë. Caruso, i mundur në raundin vendimtar të kualifikueseve, është në fakt humbësi i tretë me fat i turneut pasi dy të parët, amerikani Ernesto Escobedo dhe portugez Joao Sousa, ishin kthyer në turne për shkak të tërheqjeve të tjera.

DJOKOVIC: “RESPEKTOJ VENDIMIN, I ZHGËNJYER POR DO LARGOHEM”
“Dëshiroj të bëj një deklaratë të shkurtër për të folur mbi rezultatin e seancës së sotme gjyqësore. Tani do të marr pak kohë për të pushuar dhe për t’u rikuperuar, përpara se të bëj ndonjë koment të mëtejshëm përtej kësaj. Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin e gjykatës për të hedhur poshtë kërkesën time për shqyrtim gjyqësor të vendimit të ministrit për anulimin e vizës sime, që do të thotë se nuk mund të qëndroj në Australi dhe të marr pjesë në Australian Open”, komentoi Djokovic.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *