• |
ide | kryesore

Sfidë ndërkombëtarëve?/ Berisha: Kush mbështet Ramën e Bashën do dështojë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha njoftoi nisjen e protestave, apo siç e quajti ai vetë “revolucion”, në të gjithë Shqipërinë. Nga Shkodra, ku zhvilloi sot takimin e parë pas protestës së 8 janarit, Berisha tha prerë se protestat nuk do të ndalen deri në marrjen e selisë së Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij, Berisha “shënjestroi” dhe ndërkombëtarët, teksa deklaroi se të gjithë ata që mbështesin Lulzim Bashën dhe Edi Ramën do të dështojnë, ndërsa shtoi ashpër se nuk ka mëdyshje që ai dhe mbështetësit e tij do ta marrin PD-në.

“Kjo betejë e jona është absolutisht për liri dhe vetëm për liri. Ne votojmë, Rama i numëron me bandat, paratë e patronazhistët e tij. Ai në mënyrë të tmerrshme këtë model e transplantoi në krahun tonë. Në qoftë se socialistët nga 2009 deri sot nuk kanë votuar asnjëherë në partinë e tyre, cili është votimi në PD e Lul Bravës? Votimi më i turpshëm në histori ishte ai në anti-Kuvendin e tij. Vota e shumëzuar me 3-4 fishin, u shfaq si vota e 5 mijë demokratëve. A ka përdhosje e dhunim më të madh se ky për votën e lirë? Të paktën ai tjetri haptas deklaron se nuk ka lidhje më me votën, se s’ka lidhje me lirinë, kurse ky në mënyrën më të shëmtuar kërkon të mashtrojë, të servirë 1800 për 5400. Beteja jonë pra është për votën e lirë, sepse nëse ne nuk votojmë të lirë, e dimë që kemi diktaturë dhe kurrë demokraci. Ndaj, ju ftoj të ngrihemi me pasionin tonë për lirinë, me dashurinë tonë për Shqipërinë e kombin, në këtë revolucion për të përmbysur narkoshtetin, për të ecur të sigurt në një shoqëri të lirë, në një Shqipëri që ecet drejt BE-së.

Përsëri, thirrja ime është se ky është një revolucion i pandalshëm. Demokratët më 8 janar kërkonin të nxirrnin nga shtëpia e tyre banditët që kishin pushtuar shtëpinë. Protestat tona nuk do të ndalen deri në fitoren tonë. Ata që mbështesin Edi Ramën e Lul Bashën për të marrë peng pluralizmin, do të dështojnë. E ardhmja është e jona. Është e vërtetë që Basha është i Ramës, por e vërteta është se nuk ka lidhje me demokratët dhe selinë absolutisht që ne do ta çlirojmë nga bandat e turpshme. Mos të keni mëdyshje. Kurrë ne nuk japim pluralizmin, kurrë ne nuk japim demokracinë, kurrë ne nuk japim PD-në, kurrë ne nuk shkelmojmë interesat e Shqipërisë. Ju ftoj nga kjo ditë, flakën, dritën e këtij revolucioni ta çojmë te çdo votër shqiptare, të rikthejmë fitoren plebishitare të vitit 1992”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.



9 Comments

  1. Luli brava po bene foltoren me freshistat e rames keshtu do vij ne pushtet ne 2050

  2. Ajo Kokolari nga humbi??? Jo per gje po kishte fakte te renda shume per te nxjer per bashen, te ardhura direkt nga shba, si iku me bisht nder shal, apo do nxjerin fakte nga qipro tani keta ” revucionaret” e shqiperise. Sa rend qe je o sal, si u katandise keshtu tani ne kete moshe.
    Edhe sikur te kete ndonje fjale te vertete ( dyshoj te ket) nuk i beson me as vet jo me te tjeret. Po si u bere magnet per llumin e ketij vendi, po te gremisin me koke drejt gremines.

  3. Kujt nderkombetaret Kimetes nje socialiste e thekur, apo Eskobarit me sekretare qe shkojne e vijne vetem duke prishur pune.

    Mbeshtetja e vetme mbetet BE

  4. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.

    Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t’i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë se Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.

    Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
    1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
    2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
    3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
    5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
    Whatsapp: +2348032246310
    Email: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *