• |
ide | kryesore

Video/ Gjesti i shëmtuar i tifozëve të Tiranës, Xhaferri: “Nuk e pashë atë moment, më thanë që pati provokim”

-Instant, Sport, Video



Duke llogaritur fishekzjarrin që shpërtheu pranë asistentit Çokaj, tymueset që ndërprenë për disa minuta ndeshjen, madje edhe konfliktin e shpërthyer në hyrje të stadiumit për kartat e identitetit, episodi më i shëmtuar dhe problematik, për shkak se ishte një provokim i pastër, ishte ai që ndodhi në pushimin mes pjesëve, kur tifozë të Tiranës u ngjitën në katin e dytë të stadiumit dhe hapën fikëset e zjarrit të vendosura atje, duke i lëshuar mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.

Kuqeblutë kanë reaguar duke thyer stolat e sektorit të tyre e duke i hedhur në fushë. Zemërimi i tyre është rritur edhe më shumë me mbërritjen e forcave të policisë, që pasi arritën të ndalonin tifozët e Tiranës që shkaktuan kaosin, rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka dashur të zbusë tonet e situatës së krijuar, por duke theksuar se bëhej fjalë për një provokim ndaj një skuadre si Vllaznia që luan ‘Fair’: “Nuk e pashë episodin sepse në atë moment nuk isha në tribunë, por më thanë që ishte një lloj provokimi. Ne jemi një skuadër që luan Fair Play dhe do të vazhdojmë të bëjmë kështu”, përfundoi numri 1 i klubit kuqeblu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *