• |
ide | kryesore

Video/ “Ik q**, copë m**i”: Da Silva tërbohet nga zëvendësimi, Braric e ‘sqaron’ pas ndeshjes

-Instant, Sport, Video



Sfida mes Tiranës e Vllaznisë kishte shumë episode, duke filluar nga provokimet e tifozëve te tymueset e fishekzjarret e hedhura në fushë, por në fushë tërhoqi vëmendjen konflikti i cuditshëm mes Da Silvas e teknikut Thomas Brdaric. Një zëvendësim që tekniku e mendoi të detyrueshëm, ndërsa lojtari si tendencioz. Pikërisht në minutën e 25 sulmuesi brazilian i shkodranëve, Da Silva, ka marrë një carje në fytyrë pas kontrastit të pafat me një lojtar të Tiranës.

Brdariç vendosi largimin nga fusha të futbollistit, duke lënë brazilianin të habitur e plot gjestikulacione drejt gjermanit dhe më pas, kur iu afrua pankinës nisi të shante trajnerin: ”Çfarë problemi ke?’, tha fillimisht i nervozuar ai duke shpërthyer më pas në të shara në anglisht në drejtim të teknikut. “Ik q…, cope m…” ishin thirrjet që lëshoi ai në drejtim të tij, para se të futej i nervozuar në dhomat e zhveshjeve.

Pas ndeshjes së përfunduar në barazim, Brdaric ka dashur të shmangë polemikat, por e ka evidentuar qartë se sjellja e lojtarit nuk i ka pëlqyer: “Mendoj se në ishim në trysni se na sinjalizuan doktorët se duhej zëvendësuar dhe e bëmë me shpejtësi, sepse kur jemi me një më pak është problem. Çdokush duhet të pranojë një gjë të tillë kur zëvendësohet – shpjegoi gjermani atë që ndodhi në fushë -. Mendoj se ka shumë adrenalinë gjatë ndeshjes. Nuk kishim plan ta ndërronim, por duhet të pranojmë edhe që reagimi nuk ishte i mirë. Duhet të flasim se ai nuk e kuptoi që ishte çështje kohe që duhej të ndërrohej” përfundoi tekniku kuqeblu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *