• |
ide | kryesore

Abazoviç drejt kryeministrisë së Malit të Zi, pritet të propozojë një qeveri të re

-Instant, Lajme, Të fundit



Mediat vendase shkruajnë se ky është një model i tejkalimit të krizës politike në të cilën u gjend Mali i Zi pasi qeveria e Zdravko Krivokapiç humbi mbështetjen e shumicës parlamentare.

Ndër të tjera raportohet se qëllimi i Abazoviçit është që të gjithë deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi t’u ofrojë formimin e një pushteti të ri ekzekutiv në të cilin nuk do të kishte vend për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të PDS dhe Frontit Demokratik.

Në thelb, ai është një koncept i një qeverie të pakicës që do të mbështetej nga të gjitha partitë parlamentare apo koalicionet që trashëgojnë idetë e integrimit euroatlantik në parimet e tyre programore.

Ndër të tjera mediat shkruajnë se Abazoviç në një drekë pune në Ulqin i ka njoftuar drejtuesit e sektorit të sigurisë, ministrin e Brendshëm, Sergej Sekuloviç, dhe drejtorin e Drejtorisë së Policisë, Zoran Brdjanin, si dhe bashkëpunëtorët më të afërt për planin për të formuar një pushtet të ri ekzekutiv.

Sipas këtij plani, iniciativa për votëbesimin në qeverinë e Zdravko Krivokapiç do të dorëzohej në janar, ndërsa pushteti i ri ekzekutiv duhet të formohet deri në fund të shkurtit.



1 Comment

  1. Brenda 2 ditesh humbje e trefishte per serbet. Australia ia poshteroi dhe perzuri Djokovicin. Kosova i poshteroi dhe ua ndaloi Referendumin dhe sot goditja finale ne Mal te zi.
    Se shpejti pas 3 vitesh, 4 kryeministra shqiptare ne Ballkan.(Shqiperi, Kosove,Maqedoni,Mal te Zi). Ky pra duhet te jete synimi dhe Minishengeni shqiptar ballkanik(Shqiperia Etnike) dhe jo ai me shkaun. Dhe ne fakt Minishengeni me shkaun sdo te ndodhe, edhe sepse s’do lejojne aleatet tane,ashtu sic s’do lejojne dhenien e Portit te Durresit as serbeve as arabeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *