• |
ide | kryesore

Agim Nesho i bën “skanerin” vizitës së Erdogan: Shqetësuese! Po krijohen marrëdhënie vasaliteti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe SHBA, Agim Nesho analizoi vizitën e presidentit turk sot në Shqipëri.

Nesho deklaroi se Rama i dha lavdinë Erdoganit që të çelë ai sesionin e ri parlamentar. I ftuar në emisionin “Pikat mbi I”, Nesho tha se Erdogan që në nisje të vizitës së tij e la të priste qëllimisht Ramën, ndërsa shtoi se ai anashkaloi edhe presidentin Meta, duke mos kryer një takim me të.


Sipas Neshos, Erdogan madje është përdorur dhe për qëllime elektorale, pasi është shprehur kundër opozitës dhe pro Ramës.

“Kryeministri mbajti një fjalë që donte të ishte sa më i dashur me liderin e madh. Ai e nënvizoi me faktin se ai ka takuar shumë lidera. Fjalimi ishte një furçë e madhe. Ajo që më shqetëson më tepër është marrëdhëniet që janë krijuar të një vasalitetit për arsye elektorale, që Shqipëria tregon ndaj një personi të fuqishëm, por që ka ambicie dhe vizionin e tij për Ballkanin. Nuk kishte asnjë vlerë retorika e Ramës. E kemi parë në Amerikë që iu fliste çifutëve, përdor shprehjet e tij për të qenë i pranueshëm nga presidenti.

Ajo që më shqetëson është se shikojmë një kryeministër që s’ka falënderuar kaq hapur, edhe presidenten e BE që ka dhënë mbi 100 mln euro, që t’i tregoj kaq varësi publike ndaj një personi. E la të priste, dhe kjo është pjesa e skenarit për t’i dhënë lavdinë (Erdogani). Rama i dha lavdinë për të hapur seancën e parë të një sesioni parlamentar, jo nga zotit Meta, por të hapet nga presidenti turk.

Anashkalohet takimi me presidentin Meta, që është një institucion. Ky është turp për Turqinë. Edhe rolin e fuqishëm që ka zoti Erdogan, do e thjeshtoja.

Ai ka qenë kundër opozitës. Ka dhënë mesazh të hapur që të votoni pro Ramës. Në të dytën e priti në mënyrë madhështore Ramën në Turqi, dhe ndërtoi spitalin.

Presidenti Erdogan është para një situatë parazgjedhore. Është një situatë ku populli turk është më i emancipuar. Përkatësisht kryebashkiaku i Stambollit dhe Ankarasë në exit-pollet janë më lartë se Erdogan. Vetë presidenti Erdogan kritikoi ashpër një opozitë destruktive. Ne shohim një njeri që nuk është i baraslarguar.”, tha Nesho.

9 Comments

  1. Nesho molja ka shum koh qe eshte futur ne trahun e shtepis nuk esht per tu habitur analizo 1popull 2 shtete si ven punet .

  2. Popull pa dinjitet. Keshtu ka pritur edhe jugosllavet, ruset, kinezet, amerikanet, gjermanet, afrikanet. Vetem respekt per vete nuk tregoi kurre

  3. pederasti Nesho ashtu si babai vete Gaqo Nesho ngeli nje klloun qe bredh studio me studio te TV per te bere nje 10 eurosh duke folur karlliqe

    1. Po ti do vetem lavde per Ramazanin o pidhropsh , prandaj te duket Nesho pederast. Pederasta jeni ju qe ju qifsha robt qe e keni futur ne ligj prindi 1 e prindi 2 dhe cdo gje e keni bojatisur me ngjyren roze te kurvave LGBT. Ptu te qifsha robt, patronazhist i paemer.

  4. Nesho vemja.

    Militant bythqir i PD-se mbeti jet e mot.

    Ndonjehere gjerat analizohen dhe nga ana mbi partiake dhe analizohen ne vije kombetare.

  5. Ne kemi 31 vjet jo vasal por thjesht skllever dhe kosh plehrash te Amerikes kurse ky rrobqiri na flet per vasalitet ne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu