• |
ide | kryesore

AKU sekuestron 711 kg mish dhe 14 mijë vezë jashtë standardit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një denoncim në numrin e gjelbër të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u bë lidhur me operatorin e biznesit ushqimor me inicial “D.” që operon në juglindje të vendit. AKU thotë se urdhëroi një plan-veprimi lidhur me rastin dhe u krye një inspektim së bashku me Drejtorinë Rajonale të AKU-së.

Sipas AKU, inspektimi fizik u krye në dy adresa, ku subjekti ushtronte aktivitetin, aty ku kryhej procesi i prodhimit të produkteve ushqimore me bazë mishi, ambalazhimi i produkteve djathë, peshk, pjesë mishi, në ambientet frigoriferike dhe ambientin e tregtimit.

“Gjatë inspektimit u konstatuan produkte të gatshme për hedhje në treg: Produkte me bazë mishi me etiketa të panotifikuara dhe që nuk kishin të deklaruar në etiketë përbërësit, disa prej të cilëve alergenë kryesorë ushqimorë. U mor masë administrative gjobë për sa më lart dhe për mosplotësimin periodik të regjistrave të HACCP. Për produktet e bllokuara po dërgohen mostra në ISUV.

Në adresën, me tre ambiente të reja magazinuese që u identifikua referuar të dhënave nga denoncuesi, u konstatuan gjatë kontrollit fizik: Aty ku mbaheshin produktet ushqimore nuk plotësoheshin kushtet e nevojshme higjieno-sanitare për këtë veprimtari.

Magazina ishte e pamirëmbajtur dhe brenda saj u konstatua një sasi prej 14’400 kokrra vezësh të paketuara dhe të pavulosura, me mungesë datë skadence dhe pa gjurmueshmëri. Në ambientet frigoriferike, në kushte të papranueshme u konstatuan 711.5 kg mish, pa dokumentacionin shoqërues, 100 kg galetë pa etiketë identifikuese” – njofton AKU.

Grupi inspektues i AKU-së thotë se mori masën urgjente të ndërprerjes së aktivitetit të këtij subjekti dhe bllokimin e produkteve sa më lart, me destinacion përfundimtar asgjësimin e tyre, masë administrative gjobë për kushtet higjieno-sanitare dhe masë administrative gjobë për mungesën e gjurmueshmërisë.

Procedura e inspektimit vazhdon duke ndjekur nga afër asgjësimin e produkteve të bllokuara për asgjësim. Me daljen e përgjigjes së analizave nga ISUV do vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore. Gjithashtu AKU po përgatit materialin për kallëzim penal të kësaj veprimtarie.



1 Comment

  1. Kush ka punu në aku është i mallkum se ka leju të shiten ushqime të skaduara kanë helmu nji popull .Zoti i mallkofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *