• |
ide | kryesore

Celine Dion anulon koncertet për shkak të gjëndjes shëndetësore

-Instant, Paparazzi, Slider
Celine Dion



Celine Dion ka anuluar turneun e saj të ardhshëm në Amerikën e Veriut për shkak të problemeve të fundit shëndetësore. Lajmin e njoftoi vetë këngëtarja të shtunën.

Turneu ishte planifikuar të fillonte më 9 mars në Denver dhe të zgjaste deri më 22 prill. Megjithatë, Dion është trajtuar kohët e fundit për spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve që po e pengojnë atë të performojë dhe rikuperimi i saj po vazhdon më gjatë se sa shpresonte, thuhet në njoftimin në faqen e saj.

“Unë me të vërtetë shpresoja që do të isha mirë, por mendoj se thjesht duhet të jem më e durueshme dhe të ndjek regjimin që mjekët e mi më këshillojnë. Ka shumë organizim dhe përgatitje për shfaqjet tona, prandaj ne duhet të marrim vendime sot të cilat do të ndikojnë në planet dy muaj më vonë,” -tha Dion në një deklaratë.

Në vend që të shtyhen datat, shfaqjet e Amerikës së Veriut janë anuluar, ndërsa blerësit e biletave do të rimbursohen automatikisht. Pjesa evropiane e Courage World Tour është planifikuar të fillojë më 25 maj në Birmingham, Angli.

“Jam prekur shumë nga të gjitha fjalët inkurajuese që të gjithë më dërgojnë në rrjetet sociale. Ndjej dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe kjo do të thotë botën për mua,” -shtoi Dion.

Dion i ka shtyrë vazhdimisht angazhimet e saj për shkak të spazmave të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve. Ajo është shprehur e trishtuar që i ka zhgënjyer fansat, por ka thënë se shpreson të rikthehet sa më parë në skenë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *