• |
ide | kryesore

Dybala, rinovimi me Juventus në dyshim: kërkesa e menaxherit e strategjia e Marottas

-Instant, Sport



Vjeshtën e kaluar situata ishte e qartë: Paulo Dybala dhe Juventus arritën një marrëveshje të pasur për të vazhduar së bashku edhe për pesë vite të tjera. Shtrëngime duarsh dhe akorde të përcaktuara, me një firmë për t’u vendosur në vitin e ri si formalitet i pastër, por i domosdoshëm. Tani situata është më kaotike. Buzëqeshjet janë zhdukur dhe qetësia dhe rinovimi nuk janë më aq të sigurta, ndërsa në dhjetor, menaxheri i Dybalas, Antun, u kthye në sulm në lidhje me të drejtat e imazhit.

Marrëveshja fillestare ishte arritur mbi bazën e 9.5 milionë eurove plus 2.5 bonuse në vit për pesë sezone, por pas kërkesës për të ridiskutuar të drejtat e imazhit – në pronësi të Dybalas – të kryer nga menaxheri i argjentinasit, Juventus kërkoi akoma kohë. Siç u ekspozua së fundmi nga Arrivabene, në gjendjen aktuale të gjërave ky është një operacion që klubi i Juventusit vështirë se mund ta kryejë pa u kualifikuar të paktën në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Këtu nisi thyerja, sepse prej andej situata precipitoi deri në hipotezën e shkëputje totale që muajt e fundit ishte e pamendueshme, por që nga Argjentina e japin thuajse të sigurt.

Marotta ka hyrë në këtë përçarje, pa u bërë nxitës, por duke e bërë të ndihet prania e Interit në këtë situatë. Një veprim shqetësues, ai i drejtueit zikaltër, i cili edhe mund të bëjë një ofertë të pasur në javët në vijim, veçanërisht nëse situata mes Juventus e Dybala mbetet e njëjtë:
“Ne jemi në rregull në sulm, por duhen bërë përpjekje për të gjithë”, deklaroi në mënyrë të dykuptimtë CEO i Interit. E Dybala nuk do të bëjë përjashtim: 7.5 milionë euro neto në vit në tavolinë, me shtimin e shpërblimeve të lidhura me objektivat dhe një bonus të mundshëm për firmën, të gjitha për pesë sezone.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *