• |
ide | kryesore

E vuri në qendër të kritikave, tani e mbron: “Lukaku? Mjaft folët vetëm për të, ky është sport skuadre”

-Instant, Sport



Thomas Tuchel tenton të largojë vëmendjen nga Romelu Lukaku, i cili përfundoi edhe një herë në qendër të kritikave pas paraqitjes së tij negative në humbjen 1-0 ndaj Manchester City: “Të bëjmë gjithçka për të ndihmuar Romelun – tha trajneri i Chelsea në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Brighton – Mendoj se është absolutisht e gabuar të më pyesni gjithmonë për të, sepse do të thotë të fokusohesh vetëm te një lojtar. Ai është një lojtar kyç dhe ne duam që të jetë kështu, por për mua kjo është qasje e gabuar”.

Trajneri gjerman më pas nënvizoi sesi në futboll duhet të vlerësohen paraqitjet e të njëmbëdhjetë lojtarëve që zbresin në fushë: “Ky është një sport skuadre, jo dhjetë lojtarë në shërbim të njërit. Ky nuk është Chelsea dhe nuk është futboll. Çdo lojtar është në shërbim të skuadrës. Ky është parimi më i lartë dhe nuk do të ndryshojë kurrë”.

Lukaku ka shënuar vetëm 8 gola në 22 paraqitje këtë sezon me fanellën e Chelsea: 5 në Premier League, 2 në Champions League dhe 1 në FA Cup. Goli i fundit daton në 29 dhjetor, pikërisht kundër Brighton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *