• |
ide | kryesore

Erdogan viziton Shqipërinë, u dorëzon çelësat e shtëpive familjeve të dëmtuara nga tërmeti në Laç

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan viziton sot vendin tonë. Ai do t’u dorëzojë banorëve të Laçit çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Pas ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 9:25, Erdogan do të vizitojë një familje në Laç rreth orës 10:00. Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç është parashikuar të zhvillohet në orën 10:20. Gjithashtu rreth kësaj ore do të zhvillohet edhe ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.

Në orën 13:00, është parashikuar një takim mes presidentit Erdogan dhe kryeministrit Rama, ndërsa në orën 15:00, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve është parashikuar edhe një konferencë për mediat. Në orën 16:00 do të mbahet edhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, të restauruar së fundmi, ndërsa në orën 17:00, Erdogan do të mbajë një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë.



1 Comment

  1. Pas 600 vjetesh Turqia ndertoi ca shtepi ne Lac dhe nje spital si kazerme ne Fier. 500 vjet na sunduan dhe lane vetem xhami. Por sot ne diten e vdekjes se heroit tone kombetar, Skenderbeut, vetem Rama dhe Mustafa Nano, inxhinjer e historian i Corovodes e kane per nder kete vizite…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *