• |
ide | kryesore

Flet Berisha: Pse nuk shkova në parlament për fjalën e Erdogan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus arsyet e mungesës së tij ditën e sotme në Kuvend.
Ish-kryeministri zbuloi se shkak i mosprezencës së tij në Parlament u bë fjala përshëndetëse që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan mbajti sot në nisjen e punimeve për sesionin e dytë parlamentar të legjislaturës së dhjetë.

“Mungova sot sepse gjykova që nuk duhet të isha i pranishëm në fjalën në Parlament të presidentit të Turqisë, Erdogan. Unë jam njeri që respektoj shumë Turqinë dhe kombin turk, por unë kam patur kontradikta të hapura me presidentin Erdogan në vitet e fundit të qeverisjes nga unë, ku nuk kam pranuar të ndjek apo të votojmë në OKB rezolta që binin në kundërshtim, në vlerësimin tim, me qëndrimet që mbanin SHBA dhe vendet e mëdha për çështjen e Palestinës.

Shqipëria është nga ato të pakta vende që ka një ambasadë të Palestinës prej vitesh, por asnjëherë nuk u vendos në diskutim prania e saj në Tiranë. Rezoluta me të cilin u ndava me Erdogan ishte një përpjekje për të përjashtuar rolin e SHBA në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Ishte përpjekje për ta salduar edhe më tej atë krizë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Prape na e nxore kete fosile, po fondacioni i lilit me cfare te ardhurash financohet qe nuk i duron dote ky boten myslimane, qe u shqep me dhuratanga sheikt kur ka qene ne pushtet dhe me pas. Po ik ore fosile po se na e neverit bashke me “baba” e kushtetutes qe ben si bur i rend te qim peka sonte. Sa te flliqur paskeni qene

  2. Ata janë dy kalorësit e dëshpëruar në luftë me Perëndimin në Shqipëri.

    Sali Berisha është familjarisht në listën e zezë të Perëndimit në Shqipëri, kryesuar nga SHBA, dhe Ilir Meta është një i vdekur i pakallur në këtë listë, që praktikisht çdo zyrtar perëndimor që vjen, nuk e takon më. Merre me mend se takon as Erdogani, duke e bërë të ngjajë më pro-perëndimor se ata.

    1. I zgjuar qenke ti i ores 22:28. Duke postuar ne shume vende te njejtin idiotizem, shton numrin e sufllaqeve.

  3. Skemat me perpara njerzit quanin skemën
    (Sëmundje e lekures)
    Çdoni ju dy sëmundjet më sipër këtu
    Nuk ju del Tema & ditasot?

    1. Hahaha, a ke qene ndonjehere ne Turqi ti? Ne shume aspekte turqia eshte shume mbrapa Shqiperise. Vlera me Lires Turke eshte pergjysmuar keto vitet e fundit ndersa Leku ka qendruar kostant. Shto ketu faktin qe aktualisht Turqia eshte gjysem diktature, po fole gjysem llafi kundra Erdoganit te rrasin ne burg.

  4. ti ofunderrin nuk e takove erdoganin sepse ti je nje ishpallur non grata ne shba ti nuk e takove erdoganin sepse do qe tu thuash grekeve greqisw dhe grekofileve shqiptare q te jene me ty se shikoini qe berisha eshte kunder Turqise keshtu veprove edhe para zgjedhjeve te vitit 2005 kur ishte ne pushtet nano sepse i kishe dhene fjalen greqise per varrezat greke per 355 kilometra katrore hapesire ujore per ndertimin e shkollave greke dhe per regjistrimin e popullsise mbi bazaetnike e fetare gje qe i realizove ne 8 vite te qeverisjes korruptive e hajduterie prej te cilave te erdhi non grata

  5. jane mbledhur nje tufe me rrota karesh ,qe meren me legjende sal ram berisha , ai ju shkellen ju bashke me gjithe farefisin , rrofte salaaaa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *