• |
ide | kryesore

FOTO/ Djokovic kthehet në Serbi, në Beograd e presin si hero: “Je krenaria jonë”

-Instant, Sport



Pritje nga tifozë të panumërt në Beograd për Novak Djokovic, i cili zbarkoi në kryeqytetin serb pasi iu refuzua viza për të hyrë në Australi dhe për të luajtur në Melburn në Australian Open. Pas një ndalese në Dubai, ku zbriti në agimin e ditës së sotme, tenisti është rinisur për të mbërritur në Terminalin 2 të aeroportit Nikola Tesla rreth orës 12.30. Në pritje të tij kanë qenë gazetarë, forca policore dhe tifozë të shumtë.

Një konsideratë prej heroi për Nole, aq sa bëri të ndërhynte edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, i cili akuzoi Australinë se po kryente një “farsë plot gënjeshtra”. Ditën e djeshme familja e tij ishte shprehur përmes rrjeteve sociale me një deklaratë për shtyp: “Ajo që duhet të bëjmë të gjithë, sidomos ne si familja e tij, është t’i tregojmë mbështetjen më të fortë ndonjëherë. Duhet ta ndihmojmë të rifitojë energjinë, besimin në këtë sport, para së gjithash në lojën e ndershme që në këtë rast ka munguar plotësisht – thanë ata -. Ne jemi krenarë për të dhe për forcën që ka treguar dhe për luftën që ka bërë me dinjitet, besojmë se nga kjo situatë do të dalë më i fortë dhe se koha do të tregojë atë që padiskutim ai e ka konfirmuar gjithmonë deri më tani, e kjo është se ai është një kampion i madh dhe një njeri i madh”.

Ndërkohë, e shkruara “Nole, ti je krenaria e Serbisë” u shfaq së bashku me ngjyrat e flamurit kombëtar në Kula Beograd, kulla 168 metra e lartë e ndërtuar në lagjen e re dhe moderne rezidenciale “Beogradi mbi ujë”, përgjatë lumit Sava.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *