• |
ide | kryesore

Gazment Bardhi kërkesë Bashkisë së Tiranës: Na jepni informacion mbi kullat që parashikoni të ndërtoni në selinë e PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranë lidhur me një projekt, që sipas tij, parashikohet të ndërtohet në territorin ku ndodhet selia qendrore e Partisë Demokratike.

Në kërkesën drejtuar Bashkisë, Bardhi ngre katër pyetje, që lidhen pikërisht me këtë projekt, që sipas numrit dy të PD, parashikon ndërtimin e tre kullave.


Sekretari i Përgjithshëm i PD kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës. 4 pyetje mbi projektin:

Në datën 13.01.2022, media bëri publike një ide projekt ku parashikohej ndërtimi i tre kullave, pikërisht në territorin ku ndodhet selia qëndrore e Partisë Demokratike. Në mungesë informacioni mbi këtë projekt, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi i ka dërguar një kërkesë për informacion Bashkisë së Tiranës, ku kërkon që t’i vihet në dispozicion një informacion të plotë dhe të detajuar, për sa më poshtë:

1. Kur është dorëzuar zyrtarisht projekti “Four Freedoms Park” pranë Bashkisë Tiranë, dhe kush kanë qenë propozuesit/financuesit e këtij projekti? A ka pasur gjatë ditëve të fundit një përpjekje nga propozuesit e projektit apo persona të tjerë për riaktivizimin e këtij projekti?

2. Cila ka qenë procedura e ndjekur nga Bashkia Tiranë lidhur me trajtimin e këtij projekti? A ka pasur një prezantim të këtij projekti pranë zyrave të Bashkisë Tiranë? Nëse po, kush kanë qenë pjesëmarrësit privatë dhe institucionalë gjatë këtij prezantimi? Kujt i është njoftuar ky projekt deri më tani?

3. A ka pasur një vendimmarrje lidhur me këtë projekt? Nëse po, ju lutem të na vini në dispozicion aktet përkatëse, duke na sqaruar edhe cili është statusi aktual i këtij projekti dhe nëse sipas rregullave në fuqi të planifikimit të territorit a lejohet ndërtimi në zonën e propozuar?

4. Ju lutem, na vini në dispozicion praktikën e plotë shkresore që disponon Bashkia Tiranë lidhur me projektin “Four Freedoms Park”, nga momenti i dorëzimit të tij deri në datën e marrjes së kësaj kërkese.

11 Comments

    1. Prit dhe do shohesh se kush eshte ‘ shkesi ‘ i ketij pazari.
      Shkesi donte 5% per kete pazar. Shkesi i ka kontaktuar Toptanasit per kete pazar dhe po shkesi ka percjelle pergjigjen e Toptaneve tek te dy palet ( Salen dhe Bashen).
      Problemi eshte se Basha i futi gishtin Shkesit dhe kontaktoi vete me Toptanasit . Basha caktoi dhe oligarkun, qe eshte mik dhe me Ramen dhe me Bashen , qe do inicionte kete procedure .
      Sala u terbua nga kjo pune dhe e nxorri ne siperfaqe kete ceshtje.

  1. O shpifesire perse nuk e bere me pare kete gje por vetem pasi Saliu e denoncoi dhe doli projekti ne media.Ti gjithmone je mesuar ti besh punet me bythe GazTore

    1. Saliu e denoncoi se i doli nga loja Dhendri qe beri shkesine me Toptanet. Basha kur u ‘lirua’ nga Berisha atehere ja futi dhendrit te tij ( qe donte 5%) dhe Sales qe donte dhe ai pjesen e vet. . Sa ishin bashke…. dhe pazarin me Toptanasit e kishin bashke.

  2. Ky bardhoshja eshte per ti qire ate bythqiren ne gop. Ky kujton se jane te gjithe lulzimsa e Bardhoshe qe i genjen me metoden e tij kur ju thoshte policeve ” Pse keni ardhur ketu, ca po beni ketu” – nderkohe qe i kishte thrritur vete si bythqim qe eshte.

    Kujtim Gjuzi paska qene lule ca jane keto bythqirat e Ramazanit te emeruar si “Opozite”.

    1. Njëlloj si kur i thoshte policit që e kishte thirrur7 herë,ça ben në oborrin e pd.
      Po ai nuk ju kthye për të mbrojte b. tende o hale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu