• |
ide | kryesore

Historia/ I ngjante Balotellit e luajti në 14 skuadra: tani është murator në Amerikë

-Instant, Sport, Video



Jeta e Koob Hurtado ka ndryshuar shumë vitet e fundit dhe mbrojtësi 36-vjeçar ekuadorian vendosi se ishte koha për të marrë rrugë të reja përballë realitetit që jetoi në futboll. Ai luajti në 14 skuadra dhe pasi mori oferta të këqija, zgjodhi t’i përkushtohej një profesioni krejtësisht tjetër dhe në SHBA. Propozimet nuk ishin të mira, klube nga vende të ndryshme të botës i ofronin gjithnjë e më pak para dhe nuk gjendej skuadër. Hurtado e kuptoi se nuk mund të vazhdonte të jetonte në futboll dhe zgjodhi një ndryshim kursi. Së bashku me familjen, në fakt, ai vendosi të shkonte në Amerikën e Veriut dhe të kërkonte një të ardhme tjetër.

Pavarësisht se luajti me LDU Quito, Cobreloa, Deportivo Cuenca, Guayaquil City, ndër të tjera, Koob e ndjeu se ishte koha për të lënë mënjanë këpucët e sportit deri në një njoftim të dytë. Kështu ai filloi t’i përkushtohej ndërtimit dhe të punonte si murator, duke arritur të konsolidonte një stabilitet ekonomik që nuk mund ta kishte në Ekuador. Në kulmin e tij, ai bëri bujë për ngjashmërinë e tij me Mario Balotellin dhe madje festonte edhe kur shënonte gola njësoj me italianin. Por të gjitha këto ai nuk ngurroi t’i linte pas. “Në kantier fitoj më shumë se sa më kanë ofruar disa skuadra”, ka sqaruar ai.

Çdo mëngjes ai zgjohet disa minuta pas orës 5 për të marrë trenin që e çon nga Brooklyn në Manhattan dhe kështu fillon ditën e tij të punës: “Më 18 të këtij muaji bëj pesë muaj që jam këtu. Nuk është e lehtë, por falë Zotit po ia kaloj mirë. Kam njerëz që më kanë bërë një mikpritje të rëndësishme për të qenë në gjendje të qëndroj. Këtu jeton vërtet ëndrrën amerikane sepse nuk ke kohë as për të fjetur. Këtu jeta është shumë e shpejtë. Rutina ime është të zgjohem në 5.30, të laj dhëmbët, të ndërrohem dhe të marr trenin për në Manhatan, ku punoj. Kështu bëj çdo ditë, faleminderit Zotit”. Përveç punës në ndërtim, ai i është përkushtuar edhe dërgimit të dyshekëve, orendive dhe karrigeve në shtëpi.

Kur erdhi puna për të analizuar arsyet pse ai vendosi të largohej nga Ekuadori, Hurtado shpjegoi: “Nuk mund t’ju them se çfarë po ndodh sepse së fundmi të gjithë e kanë kapur me pandeminë, por vendimi ka ardhur shumë kohë më parë. Kjo është arsyeja pse shumë lojtarë me një histori të gjatë janë larguar nga futbolli. Një lojtar që po bëhet gati të largohet nga futbolli nuk mund të fitojë të njëjtën pagë me atë që sapo ka filluar. Nuk mund t’ju them cfarë ndodhi me ekonominë, pse ra kaq shumë. Në rastin tim, ata më ofruan gjëra të tilla “.

Gjithsesi, ai shpreson t’i rikthehet konkurrencës në botën e futbollit dhe përfundon: “Nuk mund t’ju them emrat e klubeve, por do të rikthehem të luaj. Unë kam biseduar tashmë me një klub me të cilin kam konkluduar. E është më e rëndësishme që të të japin mundësinë dhe ta fitosh rrogën duke luajtur. Jam stërvitur, kam luajtur, ditë pas dite dhe bëj edhe palestër”.



1 Comment

  1. Jeton endrren amerikane pabuksi i xhungles se per keta veri karsa eshte amerika qe duan nje cope buke dhe nje cope banje. Punojne si skllever gjithe diten dhe paguajne vetem faturat deri sa ju bie nje semundje dhe ikin ne te semes pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *