• |
ide | kryesore

ILD pranon ndjesën e gjyqtares, Kapedani i shpëton drejtësisë: dënohet me 6 muaj rrogë minimale

-Instant, Lajme, Të fundit

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka pranuar shkeljen disiplinore që ka kryer me publikimin e videove në TikTok ku shihej teksa sfilonte në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit dhe në sfond kishte këngë me tekst “mafia”. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka pranuar sot kërkesën për marrëveshje të gjyqtares ndërsa kundër saj do të ketë një masë më të butë. Në këtë mënyrë, ILD ka vendosur masës disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj.

Kapedani pushtoi rrjetet sociale, pas publikimit videove që ajo hidhte në Tik Tok ndërsa sfilonte në zyrën e saj. Më herët ajo në seancë dëgjimore, Kapedani kërkoi ndjesë por theksoi se po gjykohet për shkak të veshjes dhe shijes muzikore. Sipas saj videot ishin shpërndarë më qëllimin e vetëm për të goditur figurën e saj.


2 Comments

  1. Po pse ca beri kjo e “shkreta”?
    Te besh si pjeshke e bukur dhe te degjosh kenge me gangsterra, nuk perben shkelje te ligjit.
    Ne nje vend ku shumica e gjygjsorit akozohen per korrupsion dhe ku lerohen nga burgu vrases si Lul Berisha me shoke, te merresh me ato qe ka bere kjo karafilja, me duket tallje me vetveten.
    Gjygjtari duhet te gjykohet per vendimet qe merr ne sallen e gjygjit dhe jo per cfar kengesh degjon apo se dredh belin ne orar te punes.

  2. Gjyqtari vleresohet edhe per figuren apo etiken ne pune. Por mesa duket kesaj “ia pastroi” menjehere partia figuren, mjaftoi nje “e falme”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu