• |
ide | kryesore

Ish-futbollisti i Barcelonës e thotë hapur: “Fitoja aq shumë se nuk më plaste k**i se rrija në pankinë”

-Instant, Sport



Alex Song tani është 34 vjeç, por që kur ishte shumë i ri te Arsenal konsiderohej si një nga perspektivat më të mira evropiane. Mesfushori madje ka veshur edhe fanellën e Barcelonës, por kur gjërat nuk shkuan ashtu siç priste në Camp Nou, ai fillimisht u kthye në Angli, më pas në 2016 filloi një rrugë të veçantë. Atë të parave ruse, duke shkuar te Rubin Kazan. Pastaj një sërë përvojash të tjera në mbarë botën. Por a është e vërtetë që ata që luajnë futboll në nivele të larta bëhen milionerë? Duke folur në një chat në Instagram me lojtarin e NBA, Pascal Siakam, Song ka treguar historinë e tij për fitimet e yjeve të futbollit.

“Shumica e futbollistëve jetojnë përtej mundësive të tyre. Isha te Arsenal për tetë vjet, por kam fillova të fitoj shumë para vetëm në katër të fundit. E kjo ishte vetëm sepse rroga ime u rrit shumë, por nuk e kuptoja se sa e ulët ishte më parë. Kur mbërrita, fitoja 15 mijë euro në javë, isha një djalë i ri dhe isha i kënaqur”. Kamerunasi më pas tregoi se rastin kur donte të imitonte një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohëve… “Doja të isha me të mëdhenjtë, mundesha të blija atë që doja ose të kaloja netë të çmendura. Shkoja në stërvitje dhe shihja Thierry Henry, mbretin, që vinte me një makinë të bukur, kisha vendosur që edhe unë doja të njëjtën makinë me çdo kusht. Shkova te koncesionari, firmosa letrat dhe bëra pagesën dhe ja ku e kisha të njëjtën makinë si Mbreti. Por betohem se e ktheva pas dy muajsh, të gjitha paratë i shpenzoja për karburant. Në dyqan i thashë ‘më jep një Toyota, kjo makinë është shumë për mua’.

Një ndryshim që nuk i shpëtoi francezit. “Të nesërmen shkova të stërvitem dhe Thierry më thotë ‘djalë, çfarë ka ndodhur me makinën tënde?’. I thashë që ai ishte në një nivel më të lartë se unë, gjatë gjithë periudhës te Arsenal nuk i arrita 100 mijë euro, ndërsa njerëzit mendonin se unë isha një milioner”. Për t’u bërë i tillë, duhet një transferim i rëndësishëm. Dhe pak rëndësi ka që në Katalonjë Song konsiderohej rezervë. “Kur Barcelona më ofroi një kontratë dhe unë pashë atë që do të fitoja, nuk e mendova dy herë. Mendova se gruaja dhe fëmijët e mi duhet të kenë një jetë të qetë në fund të karrierës sime. Takova drejtorin sportiv të Barçës dhe ai më tha se nuk do të luaja shumë, por nuk më interesonte, e dija se do të bëhesha milioner. E nuk më plaste k**i që ngrohja pankinën në Camp Nou, duke pasur parasysh sa fitoja!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *